Nadia dhe seriali i saj i gatimit në kohë pandemie

0
British-Bangladeshi baker and author Nadiya Hussain holding a cake.

E mbani mend Nadian? Kampionen e konkursit britanik të gatimit, Bake-Off? Ky
personazh simpatik britanike me origjinë nga Bangladeshi, është një nga 100 gratë më të suksesshme në UK të përzgjedhura nga rrjeti BBC.
Suksesi i Hussain në konkursin e gatimit u ndoq nga një audiencë rekord prej më
shumë se 13 milionë ndjekës. Që prej asaj kohe, ajo është bërë ylli i serive të veta
televizive, ka shkruar libra dhe ka pjekur një tortë ditëlindjeje për Mbretëreshën. Seriali
më i fundit është nxjerrë këtë shkurt, nga Netflix në bashkëpunim me BBC.

 Bëhet fjalë për 6 seri të plota, plus një seri bonus për sezonin e verës, gjatë të cilave
Nadia jo vetëm gatuan dhe ndan receta e saja me publikun duke shpjeguar dhe disa
sekrete të vogla, por ajo viziton edhe familje nëpër shtëpiat e tyre duke i mbështetur në përpjekjet e tyre të përditshme për të ruajtur balancin mes angazhimeve dhe gatimit.
Gjithashtu në disa seri viziton fabrika të ndryshme përpunimi ushqimi për të promovuar kështu edhe disa sipërmarrje vendase, vizitë gjatë së cilës takon punëtorët dhe iu ofron atyre një drekë të gatuar nga ajo vetë me një përbërës surprizë, që është pikërisht ai lloj ushqimi që prodhohet në fabrikën përkatëse.
Një serial i suksesshëm që mund të shërbejë si një kurs gatimi falas, por mbi të gjitha eksperienca dhe sekrete të ndryshme për të kursyer kohë, sidomos në këto ditë vetëizolimi kur duam të kalojmë më shumë kohë me të dashurit tanë se sa në kuzhinë duke gatuar me orë të tëra ushqime që konsumohen për pak kohë. Prej mrekullive të
Nadias janë edhe receta prej të cilave mund të gatuash tre ushqime të ndryshme nga një recetë e vetme. Mjafton një organizim i mirë dhe disiplinë në parapërgatitjen e ushqimeve gjysëm të gatshëm dhe ja ku ndodhi magjia!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.