Nga Hava Tahiri

Lidhja e tyre fillon nga mosnjohja mirë e njëri tjetrit dhe jo vetëm. Shpesh, koha, durimi dhe sprovat i bashkojnë drejtë qëllimeve të përbashkëta nga ajo që u nisën për të thurur  një Marveshje. Para fillimit të pikës 0 secili prej tyre kishte lirinë dhe dëshirat e ndryshme me të cilat pozicionoheshin në familje e shoqëri. Po e marrim një shembull për të treguar më saktë se çfarë dhe si ndhodh luhajtja e rrugës për të cilën jan nis që të dy. Kjo është esenca pra, secili prej nesh duhet të lidhë një marrëveshje për të pasur një familje të shëndoshë, në të mirë dhe të keqe, në sprova, derte e halle.

Kështu dhe adhurimi.

Në një moment jemi të lirë për të kryer shërbime të llojllojshme, për të biseduar në telefon, për të pastruar, ushqyer, luajtur e pushuar. Në momentin që vendosim të lidhemi në namaz asnjë prej punëve që kryenim më herët nuk është e rëndësishme .Jo se është e pamundur për të kryer ndonjë veprim të atillë, por thjesht marrëveshja që në fillim lidhëm me Zotin për të kryer namazin na kufizon. Namazin nuk e kryejnë të gjithë në kushte të ngrohta shtëpiake, me sexhade të bukur e në tepih të butë. Ka nga ata që marrveshjen e kryejnë dhe në borë e rrugë të lagura, në frone lufte e me shumë vështirësi. Kështu pra mund të ketë rrethana të ndryshme në të cilat mund të bashkëveprojnë, dhe është lidhshmria e tyre që i bën ta pazëvendësueshme.

Në një shtëpi mund të ketë probleme të shumta, duke u nisur nga plasaritja e mureve po dhe shpërthimi i gypave, thyerja e dyerve dhe mungesë e orendive. Të gjitha këto riparohen dhe rindërtohen. Problemi kryesor dhe nga ku duhet të fillojë frikë/respekti janë themelet. Nëse aty ka lëkundje minimale rreziku për shembjen e shtëpisë është e madhe.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.