Me 7 dhjetor në Ukrainë gratë festojnë mbulesën tradicionale, ndryshe e njohur si ‘khustka’, e cila sipas tyre shpreh ngrohtësi, dashuri, besnikëri, gëzim, dëshpërim..sipas rastit. Shamia ka hyrë si një pjesë e folklorit, pjesë e trashëgimisë popullore.

Në traditën ukrainase gratë supozohet se duhet ta mbulonin gjithmonë kokën. Veçanërisht në rastet kur burrat, përkundrazi, do të duhet të hiqnin kapelën. Zakonisht kjo do të zbatohej në vendet më të shenjta: shtëpia (ku janë imazhet e shenjtorëve), në kishë, në varrim, etj.
Flokët e gruas kur nuk janë të mbuluara pra të lëshuara janë një shenjë e lashtë e përkatësisë në jetën e përtejme, pragun më të ulët, kaotik, vdekjeprurës të botës. Gratë i derdhnin flokët poshtë për të bërë magji, duke iu afruar kështu djallëzores. Flokët e gjata të lëshuara besohej se sillnin fuqi magjike.

Mbulesa tradicionale e kokës te gratë ukrainase ngjan goxha me mbulesën e grave muslimane veçanërisht në mbulimin e flokëve, qafës, mjekrës dhe supeve.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.