Grace Evans, një studente 15-vjeçare, u përjashtua javën e kaluar nga orët e mësimit në Akademinë Edlington të Sir Thomas Wharton për shkak të veshjes së një kapuçi me lesh që profesorët thanë se shkelte kodet e veshjes.

Nëna e saj Claire Williams foli për shkollën duke thënë se ata duhet të korrigjojnë prioritetet e tyre, pas së cilës nisi një peticion duke bërë thirrje për një refuzim të politikës ndaj uniformës.

Ajo deri më tani ka mbledhur më shumë se 500 nënshkrime.

Tani shkolla i është përgjigjur kësaj dhe thotë se pret që të gjithë nxënësit e saj të ndjekin “standarde të larta” kur bëhet fjalë për uniformat.

“Ne morëm një sërë mesazhesh pozitive nga prindërit/kujdestarët për përmirësimin e standardeve. Prindërit e klasës së 6-të të cilët së fundi vizituan shkollën gjatë ditës së punës u mahnitën nga standardet e shkëlqyera të veshjes dhe sjelljes së nxënësve tanë. Stafi ynë është plotësisht i përkushtuar për të ofruar kushte të jashtëzakonshme mësimi për të gjithë nxënësit tanë dhe njeh rëndësinë e standardeve dhe pritshmërive të larta në udhëheqjen e shkollës përpara”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Nëna pretendon se është izoluar nga ky akt dhe se rregullat e veshjes nuk shpjegohen aq qartë.

“Asnjë shkollë nuk duhet të diktojë se çfarë pallto dhe xhaketa lejohen të veshin nxënëset, si dhe rroba. Rregullat e tyre mund të zbatohen vetëm për uniformat,” tha nëna e Williams.

Rregullat e shkollës përcaktojnë që nxënësit lejohen të veshin vetëm xhaketa të thjeshta. Bluzat dhe xhaketat me kapuç, lesh, xhins apo xhaketa lëkure nuk lejohen në asnjë moment në ambientet e kësaj shkolle.

Xhaketat dhe palltot duhet të hiqen kur hyni në godinë, sepse rrobat jashtë nuk lejohen brenda shkollës”, sqarojnë autoritetet. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.