nga Marjeta Çurumi

U ndjeva pa fat një ditë,

pa fat në rrugën e shtruar

nga qindra hallet dhe mërzitë

që në të për mua ishin shkruar

U ndjeva vetëm një çast

nën dritën e kësaj jete të praruar

kërkova forcën e jetës

larg meje,me vite shtegtuar

Atëherë u nisa me shpresë,

me hapin besimndriçuar

aty ku nuk ka më pendesë

në rrugën dashurimbuluar

Dhe mblodha vargje pa fund

dhe zemra që më lumturojnë

me shpresën që trishtimin mund

buzëqeshje pa fund,më dhurojnë

Në rrugën dashurimbuluar,

SHARE
Previous articleShpresoj
Next articleNën hije

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.