Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bashkë me bashkëshorten e tij, ka takuar në zyrën e tij, punonjëset gra në institucionet publike komunale që bartin shami.

Kryetari Tahiri është interesuar të kuptojë më shumë lidhur me mënyrën si janë pritur gratë me shami në institucionet publike komunale.

“Në Vushtrri duke filluar nga Zyra e Kryetarit e deri te institucionet parashkollore ka të punësuara mbi 10 gra me shami dhe kjo është mirëpritur si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët”, ka thënë Tahiri.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.