Nga Matilda Myftari


Nuk ka trishtim më të madh në këtë jetë të trishtë, sesa të jesh i trishtuar. Në fëmijëri, vetëm në fëmijëri ndihesha e sigurt, nuk trembesha kurrë, nën hijen e prindërve të mi. S’kisha uri dhe nuk e mendoja asgjë të paarritshme. Madje mburresha me ego dhe kryelartësi, ndërsa sot i shoh prindërit e mi të frikësuar, se hija ime nuk i mbështjellë dot. Por më e keqja, nuk e di se si ndihen nën hijen time, fëmijët e mi.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.