Si u edukuan djetarët islam më të njohur – Cfarë është mëmësia për ju?

Imam Malik gjatë fëmijërisë nuk shfaqte interes për mësimet. Ai dëshironte të bëhej këngëtar. Sa e sa prej nesh mund të vërejne ambicie të tilla tek fëmijët tanë të vegjël. Secila prej nesh e merr me mend mirë këtë gjë pasi mund ta ketë në shtëpi një këngëtar të tillë. Ai dëshironte të bëhej këngëtar për shkak se kishte zë të mirë. Nëna e tij i fliste shpesh duke i përkujtuar që të merrte dije pasi duke marrë dije ai mund të bëhej edhe i famshëm por njëkohësisht të ndihmonte të tjerët. Ajo e përgatiste atë për mësimet sikur të ishte vetë mesuese dhe e dërgonte atë të merrte njohuri të reja. Ajo e këshillonte të mësonte edukatën në rradhë të parë, pas kësaj të mësonte dije të dobishme. Kur ai kthehej në shtëpi, ajo ulej dhe mësonte prej tij ato gjëra cfarë kishte nxënë ai atë ditë. Me kalimin e kohës Imam Malik u dashurua me dijen dhe mësuesit e tij dhe arriti të kuptonte se kjo ishte ajo cfarë dëshironte më shumë të bënte në jetë. 

Nëna e Imam Shafiut kishte një vizion për të birin, një vizion të cilin e përmbushi pa patur një bazë ekonomike. Ajo e dërgonte të birin tek mesues të ndryshëm, e ai kthehej duke i treguar së ëmës se mësuesit e neglizhonin për shkak se ishte një student që nuk bënte pagesën. E ëma i përgjigjej se ai duhej të sillej në mënyrë ekzemplare në klasë, kështuqë asnjë mësues nuk do të ankohej për të. Kur ai i thoshte asaj se nuk kishte letër për të shkruar apo bojë me se të merrte shënime, ajo i sugjeronte atij të vinte në pune memorien, gjë e cila shënjoi fillimet e stërvitjës së memories vizuale të mahnitshme të imam Shafiut. Por ajo nuk u ndal me kaq, me këmbëngulje ajo dilte dhe mblidhte letra dhe bojën e lapsave që t tjerët mund ta hidhnin, i grumbullonte në sasi te mjaftueshme dhe ia jepte të birit për të shkruar. Kjo ka qënë origjina e dijes që arriti imam Shafiu.

Nëna e Imam Ahmedit linte tek rrobat e djalit shënime në letra të vogla me këshilla ose lutje. Ajo zgjohej në mëngjes para sabahut, e ngrohte ujin për abdesin që do të merrte i biri, e zgjonte atë nga gjumi dhe nisej me të për në xhami për të falur sabahun. Më pas kur niste mësimi ajo e këshillonte të birin të qendronte ne klasë deri sa të largoheshin të gjithë mësuesit. 

“O biri im, nëse ti shkruan dhjetë fjalë, pyete veten nëse po vëren tek vetja rritjen e frikës ndaj Allahut dhe rritje te durimit në mirësjellje ndaj njerëzve? Nëse nuk i vëren këto dy gjëra atëherë dije se dituria jote nuk po të bën dobi.” Këto janë fjalët e nënës së Sufjan ETheurit drejtuar të birit.

Le të reflektojmë pak mbi këto shembuj për të nxjerrë mësime jetësore: nëna e Imam Malikut fal urtësisë së sajë arriti të ndryshojë vullnetin e djalit të saj. Nëna e Imam Shafiut nuk rrinte në shtëpi duarkryq duke vajtuar fatin e saj si nënë e vetme, por e shndërroi realitetin e saj në dobi të djalit të vetë. Nëna e Imam Ahmedit sakrifikoi gjumin e saj që i biri të shijonte freskinë e namazit të sabahut në xhami. Ndërsa fjalët e nënës së Sufjan Ettheurit janë fjalë mbi të cilat duhet të reflektojmë të gjithë

Të kërkosh xhenetin është diçka që e bëjnë të gjithë, por ta kërkosh atë përmes brezave të rinjë, duke edukuar dijetarë prej të cilëve vazhdojnë ende të mësojnë njerëzit prej tyre është diçka madhështore. 

Dhe mos harrojmë fuqinë e duasë, sepse qe pikërisht duaja e nënës së Buhariut e cila ja përmisoi shikimin të birit. 

Zoti na mundësoftë të rrisim pasardhës të denjë dhe dijetarë të ardhshëm. Amin

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.