Nga Sumea Ramadani *

Neolioberalizmi është forma e fundit e kapitalizmit, ne jemi të lindur dhe me siguri do vdesim në neoliberalizm. Embrioni i kësaj forme është në shkollën Chicago-iane, aty ku është dhe banka botërore. Ideologjia e saj shtrihet nën slloganin ‘there is not an alternative’ që do të thotë merr ose leje. Të mirat publike bëhen të mira bankare qe do të thotë se nëse nuk ke fletë pagesë nuk të lejojnë të luash ndonjë rol në shoqëri. Këtu është filli ku paraqiten dallimet klasore, pra keni njerez te cilët vazhdimisht pasurohen dhe njerëz të cilët vazhdimisht varfërohen. Nga ana tjeter sistemi na imponon ndjenjën e fajësisë, ti je vetë fajtor pse je i varfër duke hapur kllapa për numërim të arsyeve. Një e katërta e miqve tanë vijnë nga familje ku nuk punon asnjëri nga prindërit dhe 1/3 e kalojnë ditën me 2 dollar që do të thotë s’kanë as kushte elementare për jetesë. Ekspertët e huaj habiten me këto shifra të standarteve afrikane me të cilat aplikohet model zvicran i organizmit. 

Kjo është e pamundur e nëse eventualisht dëshirojmë t’a përmirësojmë gjendjen atëherë duhet të fillohet nga mundësitë reale jo idealet. 

Problemi i dytë më të cilin ballafaqohet njeriu i ri në këtë sistem është arsimi i lartë, në universitet neve na pret komercializimi. Ka perzierje drastike të mjeteve dhe qëllimeve. Për aktivizm nevojitet kohë e lirë e ky sistem na kthen (lexo burgos) në sistemin e shkolles së mesme dhe në asnjë formë nuk jep ndjesinë e të qenurit student. Gjithashtu ky sistem kapitalist imponon konkurencën dhe garimin, stimulon në egoizm ku ne patjetër duhet të jemi të parët, të jemi në një majë ku askush tjetër nuk mund të jetë. Stimulon  në egoizëm në vend se altruizëm e kjo posaçërisht vërehet tek shkencat humane. Një teoricient francez thotë: edukimi është bërë shërbëtore e biznesit, tashmë ne kemi universitete koorporative. Universitetet janë shëndruar në vende të cilat krijojnë aftësi ndërsa edukimi nuk është trajnim! Mund të shkojmë në kurse për trajnime të caktuara por jo edhe në shkollë. Universiteti duhet të na tregojë  se si të veprojmë. Ta qartësojë me një shembull: fjalën trajnim mund ta shprehim në shumës (trajnime)  mirëpo fjala edukim nuk ka shumësin e saj.

Sistemi ka shëndruar universitetin në vatër për formim të punëtorëve, trajnim që punëdhënësit të mos harxhojnë kohë dhe para. Ky nuk është  kuptimi i edukimit universitar, shkolla nuk duhet të krijojë gozhda të sistemit por duhet të mbjellë dhe zhvillojë tek ne alfabetizmin kritikues. Duhet të na edukojë të jemi objektiv me sistemin, të dimë si t’a kritikojmë dhe t’a përmirësojmë. Nëse jemi të edukuar të jemi gozhda të sistemit kjo i bie që automatikisht jemi të prirë për t’iu nënshtruar hierarkisë. Këtu ndër rreshta zë pjesë të rëndësishme elitizmi në edukimin e lartë ku bëhen manipulime që nga rangimi si element konkret e në gjëra tjera më të rëndësishme abstrakte. Terenci Moix thotë“jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk më duket e huaj” dhe kjo fjalë e tij ka qenë si themel i edukimit të lartë në mesjetë këtu nënvizohet problemi më i madh i kohës moderne: shëndrimi i  njerëzores në të huaj. Neve problemi i tjetrit na shfaqet i huaj, dhimbja e tjetrit na duket e huaj…

Nga ana tjetër William Deresiewicz, ligjërues në Universitetin e Yale’it thotë se universitetet e sotme krijojnë padituri të mësuar, retardim prestigjoz që do të thotë jipni para për një universitet të mirë e aty në vend se ‘brainstorming’ keni ‘brain washing’ ngaqë ju sapo i keni shijuar privilegjet. Në momentin kur ti shijon privilegjet e jo vështirësitë automatikisht humbet zjarri dhe vullneti për luftë. Ne jemi të sistematizuar për ndërtimin e  institutioneve duke harruar ndërtimin e njeriut. Duhet të ndërtojmë karaktere e jo ndërtesa e institucione. William Deresiewicz më së shumti kritikon faktin që universitetet prestigjoze janë bërë kështjellë e klasës së pasur. Një problematikë tjetër poashtu e rëndësishme e sistemit është se kishim familje amerikane me një pagë, ku në shtëpi punonte vetëm burri, kështu u paraqit lufta që në familje të ketë dy paga. Kjo është një gjë shumë e mirë sepse falë ndikimit të lidhjeve feministe gruaja u  pavarsua dhe mori rol në drejtimin e shtetit  mirëpo u shfaq një problem gjigant, tejet serioz i cili u nënvlerësua nga ana e po atyre lidhjeve feministe. Prekariat (precariat)! Përkundër femrave të klasës së mesme të cilat u bënë menaxhere të pasura, kemi femra të cilat u bënë rrobaqepëse, shërbëtore nëpër lokale etj, grupe të femrave pa kurrfarë të drejte e kur po u dërgojmë feministeve ftesë të mirren me këto gra ato ua hedhin obligimin sindikatave dhe organizatave sikur top futbolli.

Faji gjithmonë i ngjitet si etiketë klasës së varfër ngaqë faji është i tyre që janë të varfër. 

Për probleme reale duhen zgjidhje reale. Në psikologjinë moderne nga shprehjet më të përdorura është ‘adaptimi në mjedis’ndërsa termi ‘i pa adaptueshëm’është pjesë e çdo artikulli të psikologjisë së fëmijëve e në këtë botë ka aq gjëra të prishura sa që krenohem që nuk adaptohem në to. Çdo njeri i cili në brendësi bart qoftë një pikë qëllimi të mirë nuk duhet të adaptohet deri sa të krijohet një shoqëri me kushte jete për të gjithë!

*Studente ne Psikologji Konsultative, Hacettepe University, Ankara

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.