Njihuni me Kauthar Bouchallikht, 27 vjeçarja hollandeze, publiciste dhe aktiviste për ruajtjen e mjedisit.

Kandidatja për deputete nga e Majta e Gjelbër (GL), Kauthar Bouchallikht, njoftoi në profilin e saj në rrjetet sociale se do të hyjë në parlament me votat preferenciale.

E pra, ja dolëm! Unë do të hyj në Dhomën e Përfaqësuesve me votat preferenciale, dhe prej aty do përpiqem t’i shërbej shoqërisë së bashku me ju. Për barazi dhe drejtësi. Për shpresë në vend të urrejtjes. Gjithmonë së bashku! Faleminderit”, tha Bouchallikht.

Bouchallikht, do të jetë deputetja e parë muslimane me hixhab që hyn në parlament në historinë e Holandës. 

Udhëheqësi i Partisë së Lirisë nga e djathta ekstreme, Geert Wilders, filloi fushatën në rrjetet sociale me etiketimin “Stop Islamit” pas hyrjes së Bouchallikht në parlament dhe rastin në fjalë e komentoi si “ditë e zezë ne Holandë”.

Ndërsa, Jesse Klaver, duke kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Diskriminimit Racor në kunderpërgjigje të postimit të Wilders tha se, “Sot është një ditë kur ne mirëpresim Kauthar-in si deputete dhe qëndrojmë së bashku kundër marrëzive të tilla të ekstremit të djathtë”.

Bouchallikht më herët ka punuar në Forumin Evropian për Rininë Muslimane dhe Organizatat Studentore (FEMYSO) si kryetare e Marrdhënieve me Organizatat Partnere.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.