Disa gra nga Kumanova kanë marrë një iniciativë për të mbledhur para dhe për të ndërtuar disa bunarë uji në Azi.

Iniciatorja e aktivitetit humanitar tregon se për katër orë kanë arritur të mbledhin shumën e duhur të parave dhe më pas i kanë donuar për të ndërtuar 8 puse uji në Burma të Azisë. Paratë janë donuar të Shoqata Human Relief e cila e realizon misionin. Burma apo e njohur ndryshe si Mianmar është një nga zonat me popullsinë më të varfër në botë. Përfituesit e puseve janë shumë falënderues dhe të lumtur për këtë dhuratë, gjë që shihet edhe në video.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.