Firma e njohur sportive është duke punuar për të nxjerrë linjën e re të quajtur “Nike Pro Hijab” që është produkti i një projekti gati një vjeçar. Për përpilimin e projektit kanë dhënë kontributin e tyre muslimane atletiste.
Kjo linjë e re është frymëzuar nga Amna Al Haddad, peshëngritësja nga Emiratet e cila vizitoi laboratoret e Nike dhe solli ide të reja për një kostum sportiv më të lehtë dhe më të përshtatshëm për sport.

Linja do të jetë në treg në pranverë të vitit të ardhshëm në ngjyra të errëta dhe pritet të ketë shitje të mëdha.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.