Dy aktivistë nga Gostivari, Imerlie Saliu dhe Jasin Demiri në këtë vigjilje Bajramin, vijnë përsëri me një nisëm të veçantë duke organizuar kështu një fushatë në bazë të së cilës dikush që dëshiron të dhurojë “bajramllëk” pra veshmbathje të reja dhe të posaçme vetëm për festën e Bajramit për fëmijët në nevojë, mund të blejë një kupon të barazvlefshëm me një veshje për fëmijë në një nga dyqanet apo bizneseset përkatëse. Vetë vullnetarët kanë siguruar fondin e nevojshëm për të blerë kuponat dhe për t’i shpërndarë më pas ato tek familjet në nevojë.

Nisma synon që jo vetëm të dhurojë buzëqeshje dhe gëzim tek fëmijët që do të përfitojnë nga kuponat dhuratë, por të nxisë ecurinë e bizneseve të kategorisë së veshmbathjeve për fëmijë në këtë kohë krize ekonomike. 

Nisma u mbyll dje, me 21 maj, dhe u dhuruan rreth 210 kuponë, 70 prej të cilëve nga një donator i vetëm, dyqani 99 Babyshop

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.