Nga Dashurie Bajrami

Një fjalë e pathënë si mozaik që vendin e kishte humbur tashmë u tha,

një zemër e kuptoi të vërtetën që prej gënjeshtres s’dinte me u nda,

heshtja bëhet e bukur kur një shpirt qetësinë gjenë,

sikur e di që s’duhet pritur kohën aty ku e kishte lënë!

Çdo herë në vete gabimi e ngacmonte, murmuronte,

herë i buzëqeshte fytyra herë syri lotonte,

çdo kahje e duhur në humbje i shëndrrohej,

s’ishte e lënë, por ndjenat e kishin lënë të dorëzohej!

Dhe në fund morri guximin dhe shprehjes i dha përparësi,

jo për të keqen por për të shpirtit rehati,

ngase kur mendja në gabim shpirtin e shoqëron, i gabuar mbetesh,

gabimi në mendje të tradhëton,

andaj mendjes tënde bëji dhuratë dhe nderë,

derën paksa të hapur shqelmoje për mbyllje menjëherë,

foli mendjes dhe shpirtin fare mos e mundo,

çdo gjë që fillon padyshim një fund e ka kudo!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.