E premtja para ardhjes së Pashkëve  shënon të “premten e zezë”, apo të premten e “shenjtë” . Pashkët i kanë rrënjët e thella në traditat arkaiko-pagane të vendeve të mesdheut që më pas hebrenjtë dhe katolikët i dhanë një tjetër shpjegim dhe një tjetër ngjyrim. Përkujtimi lidhet me kultin e vdekjes dhe lindjen së “perëndisë” së bujqësisë.

Termi Pashkët “Pasqua”, vjen nga termin Pascha nga amarai (hebraisht Pesah) që i dedikohej një ceremonie pranverore që fiset organizonin me rastin e dy ndodhive kryesore: e para lidhet me Pascha-në (të hedhurit; të kërcyerit) festë e çobanëve/barinjëve nomadë/endacakë  të cilët hënë e plotën e parë të muajit prill, të cilët duke udhëtuar drejt luginave pranverore thernin kurbane dhe me gjakune  tyre lyenin shtëpi dhe armët për të ruajtur familjet nga fatkeqësitë. E dyta lidhet me Hag-hamatzotë, ose ndryshe festa e Azzimëve (nga greqishtja azume që do të thotë pa maja birre), festë bujqësore simbol i të cilës ishte buka pa maja birre, e punuar me ardhjen e parë të brumit. Të dyja festat u shkrin me njëra tjetrën, duke u quajtur Pascha- Hag-hamatzot, kur fiset u ngulitën në një vend.

Ndërkohë, në kulturën hebraike, rreth 1500 vjet para Krishtit, një natë para Pascha- Hag-hamatzot, Musai (Moisiu) urdhëroi popullin e tij që të bënin një kurban dhe të lyenin dyert e shtëpive me të. Kështu që gjatë natës kur ëngjëlli të kalonte për të marrë shpirtrat e trashgimtarëve të pare, të kursente jetët e fëmijëve të popullit të Musait. Kështu hebrenjtë u arratisën pa u zënë buka. Kështu tradita azime dhe hebraike bashkohen në atë që quhet dreka e Pashkëve, ku ndër ushqime e tjera është e pranishme edhe buka pa maja. Më vonë, të krishterët e lidhën këtë festë me përkujtimoren e vdekjes së Krishtit (dy ditë para Pashkëve).

Kështu ritualet e pashkës kristiane kanë trashëguar shumë elementë nga tradita hebraike dhe azime: emrin, datën, elementin simbolik teologjik të bukës pa maja dhe kurbanin e qingjit.

 Ja si përkujtohet sot në një nga krahinat e jugut të Italisë veçanërisht në Sardenjë

Kostumet popullore të cilat përdoren sot për këtë përkujtim janë dy llojesh: kostumet me rastin e zisë të cilat karakterizohen nga ngjyra e zezë dhe elementi i vellos mbi fytyrë dhe kostumet me rastin e festës të cilat janë shumë ngjyrëshe dhe nuk kanë vello fytyre por ndër elementët e tjerë është edhe shamia e kokës e e cila është e ngjashme me traditën osmane.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.