E dua Shtatorin…

Jemi në muajin Shtator në muajin e pare të stinës së vjeshtës. I ndjej hapat e nxënësve dhe pëshpërimat e tyre. Ata presin te bjerë zilja e parë dhe të ulen në bankat e shkollës. E para zile…. me kujtohet si sot dhe shumë vite më parë kur u ula në bankat e shkollës. E para, më e bukura melodi, zilja e shkollës. Me kujtohet shkolla, klasa, banka, shokët dhe shoqet. Dhe ajo më e mira: mësuesja ime e fillores. Buzëqeshur, më hap derën, më jep dorën, me mëson abc-ën, më shoqëron me shikim dhe më mbulon me mirësin e saj. Sytë e saj u bën dritë për dijen dhe dora e saj më dha siguri për të ecur përpara.

I ndjej gjethet që bien ngadalë.

Erdhi vjeshta përsëri bien gjethet një nga një dhe duket sikur me thonë -do të vijmë përsëri- është per vit e njëjta kjo histori. Gjethet bien dhe vijnë të reja përsëri. Nxënësit shkollohen,shkojnë ikin largë dhe vijnë të tjer nxënës te rinjë . Në këtë ditë vjeshte si çudi më vjen në mëndje një shprehi “Nxënësit mësojnë nga mësuesit,mësuesit mësojnë nga zëmrat e mira”. Një nxënës i ri është një libër me histori të reja, një zëmër e mirë dhe një fletore e bardhë… Duket sikur shtatori, pemët, gjethet, shkolla,mësuesi,nxënësit jan mbledhur në tryezën e vjeshtës dhe po bëjnë plane për tja nisur nje fillimi te ri. Shtatori është shkolla,pemët mësuesi dhe gjethet nxënësit. Do të vij shtatori çdo vit, dhe shkolla do të hapi dyert e saj përsëri. Do të bien dhe mbijnë gjethe të tjera, do të ikin dhe do të vijnë nxënës të rinjë. Dhe kesaj tryeze të bukur pema do ti serviri fruta ne kuti dhe mësuesi do ti fali mënçuri . Shtatori është shprese dhe fillim për çdo njeri….

Rudina

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.