Nga Yasmin Mogahed

Dëshiroj të ndaj me ju një reflektim mbi këtë serialin e ri “The Messiah”, pasi që mendoj se ka shumë gjëra që duhen sqaruar. Mirëpo nuk dua të ndalem tek debati mbi identitetin e Mesihas por më shumë mbi atë çka ndodh rreth tij. Dihet që pas tij fshihen axhenda politike, përshembull nuk ka skena ku tregohet se si ushtria pushtuese izraelite vret njerëz të pafajshëm, por janë muslimanët, vetëvrasësit me bombë të cilët marrin jetë të pafajshme. Nga ana tjetër, ushtria izraelite shfaqet si dashamirëse e madhe duke lejuar qindra refugjatë muslimanë të kalojnë në Israel pa dëmtuar as edhe njërin prej tyre. Madje dhe agjenti izrealit i cili ka vrarë njerëz shfaqet si i humanizuar duke na përcjellë shumë dimensionet nga jeta e tij: ne njihemi me vajzën e tij të vogël dhe nënën e saj, dhe se si ai torturohet për shkak të asaj që duhet të bëjë gjatë punës së tij. Madje na paraqitet para nesh edhe një sqarim i qartë sepse duhej ta vriste djalin e vogël në mes të shkretëtirës (për shkak se babai i tij ishte një terrorist i cili vrau nënën e agjentit izraelit). Agjenti i dhunshëm izraelit portretizohet si i penduar dhe madje “Mesiah” i thotë se Zoti e do atë.

Në dallim nga personazhi izrealit, shohim një personazh “musliman” i cili jep mësime Kur’ani në një medrese (shkollë). Nuk dijmë absolutisht asgjë për të, përveç se ka një mjekërr të gjatë dhe shëtit plot zemërim duke recituar Kuran në arabisht. Dhe ajo çfarë është më shqetësuese dhe më tragjike gjatë kësaj skene është fakti se ky “mësues i Kuranit” nuk flet kurrë për politikë apo ideologji. Në rastin e tij nuk ekziston asnjë prapaskenë “trru shpëlarjesh” as trajnim. Vetëm Kuran! Sidomos një ajet në veçanti i cili përsëritet herë pas here: 

يٰۤـاَيُّهَا الَّذِيۡنَ اٰمَنُوۡا مَا لَـكُمۡ اِذَا قِيۡلَ لَـكُمُ انْفِرُوۡا فِىۡ سَبِيۡلِ اللّٰهِ اثَّاقَلۡـتُمۡ اِلَى الۡاَرۡضِ​ ؕ اَرَضِيۡتُمۡ بِالۡحَيٰوةِ الدُّنۡيَا مِنَ الۡاٰخِرَةِ​ ۚ فَمَا مَتَاعُ الۡحَيٰوةِ الدُّنۡيَا فِى الۡاٰخِرَةِ اِلَّا قَلِيۡلٌ‏

“O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në (luftë) rrugën e All-llahut!”, ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë” (9:38)

Ky njeri, i këndon këto ajetet disa herë… dhe ja! Mjaftoi kaq! Mjaftoi recitimi i Kuranit në arbaisht për të krijuar një vrasës turme. “Nxënësi” i tij, papritur shndërrohet nga një djalosh i çiltër në një kamikaz, vetëm e vetëm duke mësuar Kuran. S’ka ndonjë përcjellje idesh politike. As trrushpëlarje manipuluese. Vetëm Kuran! 

Dhe kjo është narrativa më helmuese për të cilën duhet të ndërgjegjësohemi, ta mohojmë dhe të ngrejmë zërin!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.