Egesta Lopçi, dekorohet me një tjetër çmim, këtë herë nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të projektit Starting grant (Fonde mbështetëse për nismën). Ceremonia u mbajt me datë 4 qershor tek Akademia Kombëtare Lincei.

Mund t’ju interesoje edhe artikulli:

Shkencëtarja shkodrane e mjekësisë, nderohet nga presidenti italian

Projekti në fjalë mundësoi një targë për 146 hulumtuesit e rinjë, nën moshën 33 vjeçare, për Kërkimet Shkencore në fushën e shëndetësisë për vitin 2018. Cmimi përfaqëson në vetëvete një bursë prej një shume të mjaftueshme për të nisur dhe përfunduar kërkimet, e cila varjon nga 150 mijë deri në 450 mijë euro, por jo vetem: është një mbështetje e vërtetë nga shëndetësia italiane për të vënë në praktikë idetë dhe kërkimet e kësaj kategorie hulumtuesish të cilët synojnë impakt në shoqëri.  

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.