Alenka, është nga Bosnja dhe Hercegovina dhe është ftuar të bëhet pjesë e fushatës “Fuqishëm kundër thashethemeve”. Ja si e prezanton ajo veten e saj:

“Unë quhem Alenka Hasan dhe jam nënë e gjashtë fëmijëve. Dita ime zakonisht fillon me kafe, dhe ndërsa e pi atë, kontrolloj telefonatat e humbura dhe mesazhet që kanë arritur jashtë orarit të punës. Sapo të zë një pozicion pranë laptopit, filloj aktivitetet e mia të punës. Unë punoj si interpretuese e gjuhës së shenjave në Unionin Kombëtar të personave të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër të R. së Maqedonisë së Veriut. Si pjesë e kontakt-qendrës, çdo ditë përmes kamerës kam nderin t’ju ndihmoj personave të shurdhër në komunikim me njerëzit që dëgjojnë. Puna më përmbush sepse edhe vet jam fëmijë i prindërve të shurdhër, e cila e di kuptimin dhe vlerën e interpretimit për njerëzit e shurdhër. Gjëja më e rëndësishme në punën time është të jem e qetë dhe e durueshme. Si grua që i mbijetoi tmerret e luftës dhe erdhi në Maqedoninë e Veriut si emigrante, mësova të qëndroj ballë për ballë me paragjykimet dhe padrejtësitë. Prandaj kur dëgjoj se gruaja nuk mund të shkojë në punë me mbulesë ose për shembull, nuk mund të ngas makinë, menjëherë kujtoj gjënë më të rëndësishme – të mos i stigmatizoj njerëzit dhe t’i pranoj ashtu siç janë! Mesazhi im për të gjitha gratë, pavarësisht nëse mbajnë shami ose jo, është ky: Sa herë që hasni thashetheme të tilla, kuptoni se problemi qëndron te ata që i shprehin ato, jo te ju. Mos i mbyllni sytë, bëhuni të guximshëm dhe keni vetëbesim dhe mos u tërhiqni nga qëllimet dhe planet tuaja sepse #SecilaËshtëEVlefshme!”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.