Shkolla po afron, dhe bashkë me të fillon dhe shqetësimi i prindërve për sfidat që sjell fillim viti shkollor. Nga njëra anë përgatitjet materiale, nga ana tjetër përgatija shpirtërore dhe psikologjike e fëmijëve për t’iu rikthyer rutinës së vjetër, nga rutina verore. Sa hap e mbyll sytë, java e parë e përshtatjes kalon shumë shpejt dhe mënjëherë nis një kapitull i ri i një klase të re, një niveli më të lartë i stërmbushur me detyra, nxënie, dhe përgjegjësi të tjera. 

Por nuk është e thënë që gjithë këtë proces ta kaloni vetëm pa asnjë mbështeje dhe ndihmë. Egi’s teaching tips është një platformë me konsulencë kurrikulare e cila ju ndihmon që t’i tejkaloni këto sfida duke pasur pranë mbështejen e duhur. 

Platforma në fjalë sugjeron aktivitete të ndryshme, këshilla dhe sugjerime, alternativa mësimnxënieje për fëmijët në parashkollor si dhe në shkollën fillore. 

Egzona Kadrija Fazliu, themeluesja dhe menaxhuesja e platformës, është mësuese e ciklit fillor I-V, në një shkollë private në qytetin e Prizrenit. Egi, ka mbaruar studimet universitare për Pedagogji, si dhe Master në Mësimdhënie dhe Përpilim Kurrikule 

Talenti, aftësia, por mbi të gjitha vendosmëria dhe puna e vazhdueshme bëri që të hapë faqen e saj “Egi’steachingtips” në të cilën ajo shpërfaq një punë të dobishme, duke filluar me shitjen e librave (online) të cilat i përpilon vetë nga dizajni e deri në përmbajtjen, të gjitha të mbështetura në kurrikula shtetërore. Librat janë interaktive, të përshtatshmë më së shumti për ciklin fillor, por ka edhe nga ata për të vegjlit (parashkollor). Krahas kësaj, realizon aktivitete dhe jep këshilla në lidhje me mësimdhënien. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.