Nga Asma Huseyn

Mund të duket kundërshtuese nga një pronare biznesi, por është e vërtetë.

Shumë prej nesh janë dhënë pas kësaj manisë duke dashur që gjithçka që bëjmë të jetë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Dhe në disa raste duhet vlerësuar, sepse duhet të përpiqemi të përmirësojmë veten dhe punën tonë. Por a nuk shkon kjo ndonjëherë shumë larg?

A nuk i humbni ndonjëherë gjurmët e qëllimeve tuaja kur jeni tepër te përqendruar në tejkalimin e kufijve, duke bërë më shumë shitje, duke marrë më shumë pëlqime dhe shpërndarje? Nëse po, atëherë çfarë kuptimi ka më e gjitha kjo?

Po, më pëlqen të synoj shumë, sepse dua që shumë njerëz të kenë qasje në librat e mi. Por në të njëjtën kohë, e kam provuar në kurrizin tim se sa e lehtë është të harrosh pse po bëj atë që po bëj kur gjithçka që mendoj është “Unë duhet ta bëj këtë edhe më të madhe”.

Projektet e mëdha janë të rëndësishme, por edhe ato të vogla janë të rëndësishme. Ndihma ndaj njerëzve një për një është e rëndësishme. Mbledhja e parave për një person në nevojë është e rëndësishme. Një person i vetëm që e lexon librin tim është i rëndësishëm.

Jo çdo projekt duhet të jetë i madh ose të marri dhenë. Jo gjithçka duhet të bëhet virale.

Në vend të kësaj, bëni atë që mendoni se është gjëja më e mirë dhe më e pastër për të bërë në sytë e Allahut (xh.sh.), qoftë ajo gjë e madhe apo e vogël.

Atëherë Allahu (subhanehu ue teala) do të japë bereqet, sepse asnjë vepër nuk është “e vogël” në sytë e Allahut.

Dhe mos harroni “Puna më e dashur tek Allahu, është puna e vogël por e vazhdueshme”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.