Gratë në Ankara tani do të mund të zbresin ku dhe kur të duan me autobusët EGO (urbanët shtetëror të bashkisë) pas orës 19:00.

Në kuadrin e 16 ditëve të aktivizmit për të luftuar dhunën ndaj grave, dhe e udhëzimin e kryetarit të bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş, po realizohet aplikimi i një nisme të re me autobusët EGO në Ankara për të ofruar siguri më të mirë, veçanërisht në kontekstin e dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve ndaj tyre.

Falë këtij aplikacioni, gratë tashmë do të mund të zbresin nga autobusët EGO ku dhe kur të duan pas orës 19:00 gjë që do të thotë se nuk kanë nevojë as të ecin për tëk stacioni por mjafton të çojnë dorën që autobusi të ndalojë dhe t’i marrë gjatë udhëz. Kjo për arsye sepse shumica e punonjësve të shëndetit publik, që janë njëkohësisht dhe shumica e atyre profesioneve që ofrojnë turne nate, janë pikërisht gratë.

Ndërkohë, transporti urban i Ankarasë ofron shërbim 24 orë nga cilido cep i kryeqytetit drejt qendrave. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.