Drejtoria e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit bën me dije se duke u nisur nga publikime në media, kanë goditur një rast të nxitjes së urrejtjes fetare.

Sipas njoftimit, dy shtetas janë shpallur në kërkim pasi kanë përdorur komente fyese ndaj besimtarëve myslimanë në rrjetet sociale.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, bëhet me dije se kanë filluar verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore komentuesit që janë shtetasit: A.Z,,  39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M,  36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.