Nga Elona Muça, Teologe

Optizmi është një nga moralet kryesore në fenë islame. S’ka dyshim se njeriu në jetë përballet me sfida të shumta. Ai rend në këtë botë duke mos e ditur se çfarë do t’i sjellë e nesërmja. Ka njerëz që nuk arrijnë t’i përballojnë sprovat me të cilat përballen, gjendje e cila mund t’i çojë në depresion apo mund t’ju shkaktojë sëmundje të ndryshme fizike.

Ndërkohë, Allahu i Madhëruar në shumë ajete na tregon se njeriu besimtar duhet të jetë gjithmonë optimist dhe mos të bjerë pre e pesimizmit.

Allahu i Latësuar thotë në Kuran:

– “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht), derisa ju jeni më të lartët, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.
Al-Imran, 139

– “E mos e humbni shpresën tek mëshira e Allahut, sepse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allah.”
Jusuf, 87

– “Thuaj! O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse në të vërtetë Allahu i fal të gjitha mëkatet!. Ai është që fal shumë dhe është mëshirues.”
Ez-zumer, 53

Pas këtyre këshillave kaq të vyera a ka vend për pesimizëm në zemrat e besimtarëve!?

Jo, në fenë Islame nuk ka vend për pesimizëm.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.