Nga Yasmin Mogahed

A e keni pyetur veten se pse Covid-19 shkakton simptoma të vogla tek disa njerëz, ndërsa tek të tjerë është vdekjeprurës? Si mund të ndikojë kaq ndryshe i njëjtin virus në dy persona? Cfarë i dallon këta dy persona? Të gjitha shpjegime të çojnë tek kuptimi mbi forcën e sistemit imunitar dhe kundërpërgjigjen e tij. Bëhet fjalë për forcën e aftësisë së individit për t’i bërë ballë dhe për të luftuar – dhe përfundimisht për ta kapërcyer- sulmin.

Pastaj ata që e tejkalojnë këtë gjendje, jo vetëm që mbijetojnë, por në fakt bëhen më të fortë * për shkak të kësaj “sprove”. Kështu, ata zhvillojnë një imunitet ndaj këtij virusi. I njëjti kërcënim që vrau të tjerët, i ka shndërruar ata në më të fortë.

Dhe akoma më mahnitëse është fakti se ne kemi një sistem imunitar fizik, kemi edhe një sistem imunitar shpirtëror dhe psikologjik. Kjo është aftësia jonë për t’i rezistuar dhe kapërcyer testet shpirtërore dhe psikologjike. Kjo është rimëkëmbja jonë.

E njëjta erë mund të çrrënjosë plotësisht disa pemë, ndërsa të tjerat mbeten të forta. Një zjarr pyjor nuk i prek të gjitha pemët njësoj. Për shembull: çfarë e bën Sekuoia pothuajse të papërshkueshme nga zjarri?

Dhe si mund të shndërrohemi ne në Sekuoias?

Mund mos të jemi në gjendje t’i ndalojmë stuhitë që vijnë. Asnjëherë nuk do të jemi në gjendje t’i ndalim valët. Kurrë nuk do të jemi në gjendje ta kontrollojmë motin. Por Allahu na ka dhënë strehim. Ai na ka dhënë varkën e jetës. Dhe Ai na ka dhënë një lloj sistemi imunitar shpirtëror.

Profeti (a.s) na mësoi këtë parim: “Njihu Allahun lehtësisht dhe Ai do të të njohë me vështirësi. Dhe dije që ajo që të ka kaluar afër, nuk ishte menduar kurrë të të binte. Dhe ajo që ju ka rënë në sy, nuk është menduar kurrë që t’ju kalojë. Dhe dijeni se fitorja vjen me durim, lehtësim me pikëllim dhe vështirësia vjen lehtësisht. ” (Hadith Nawavi 19).

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) thotë: “Kushdo që do të ishte i kënaqur që Allahu t’i përgjigjet atij gjatë kohërave të vështira dhe vështirësisë, le ta përgjërojë shpesh gjatë kohës së lehtësisë.” (Sahih, Tirmidhi 3382)

Duke qenë pranë Allahut në kohën tonë të lehtësisë, ne ndërtojmë sistemin tonë imunitar. çdo lutje, çdo ajet, çdo e sadaka, çdo dua, çdo veprim në shërbim ndaj të tjerëve, çdo bamirësi është një tjetër formë përforcimi të këtij sistemi imunitar – i njëjti sistem që do të na vijë në ndihmë më vonë, kur një kërcënim të godasë.

Kur ja! Sprova erdhi!

çfarë mesazhi sjell një sprovë për veten tonë dhe ata rreth nesh? Kur’ani na mëson se na janë dhënë vazhdimisht sprova të ndryshme “në mënyrë që Allahu të zbulojë atë që është në gjoksin tuaj dhe të pastrojë atë që është thellë në zemrën tuaj (3: 154). Atëherë duhet të pyesim veten: çfarë mesazhi po përcejllë kjo sprovë tek unë? Sa i fortë është sistemi im imunitar shpirtëror? Ky është dhe qëllimi i sprovës në vetvete që të njohim më mirë veten tonë në raport me Zotin por edhe në raport me njerëzit.

Shikoni përreth. Disa njerëz me koronavirus janë arrestuar në përpjekje të qëllimshme për të infektuar të tjerët. Ndërsa disa të tjerë po rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e familjeve të tyre për të shpëtuar të infektuarit .. Disa e kanë përdorur këtë si një mundësi për të rritur çmimet dhe fitimet. Ndërsa të tjerët e kanë shfrytëzuar këtë shans për të dhënë pasurinë dhe kohën e tyre në shërbim të të tjerëve.

Mos t’i rikthehemi gjumit. Zoti po na sprovon që t’i rikthehemi analizës së sitemit tonë imunitar dhe sistemin imunitar kolektiv.

E gjitha kjo, është pjesë e mëshirës Hyjnore për të reflektuar, për të parë se çfarë na mungon dhe ku kemi gabuar deri tani.

Para se të jetë tepër vonë.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.