Nga LEYLA YVONNE ERGIL

Kolonja, e cila përmban më shumë se 50% alkool, mund të shërbejë si një parandalues shumë i mirë i përhapjes së viruseve dhe baktereve. Cdokush që ka jetuar apo vizituar Turqinë nuk mund të mos ketë vënë re prirjen e turqve për të përdorur kolonjën. Për të saktësuar dallimin mes saj dhe parfumeve të zakonshëm që shiten nëpër dyqane, kolonja i referohet asaj që në anglisht quhet “eau de cologne”, por në Turqi është krejtësisht një kulturë më vete. Dallimi kryesor mes parfumeve dhe kolonjës qeëndron tek raporti i sasisë së vajrave esencialë dhe alkoolit që mund të përmbajnë, sasi e cila tek kolonja arrin deri në 80%. Ekspertët, kohët e fundit, pohojnë se kolonja, që përmban të paktën 50% alkool, mund të shërbejë si një parandalues shumë i mirë në përhapjen e viruseve dhe baktereve. Faktikisht, mund të jetë falë kësaj prirjeje të turqve për të përdorur kolonjën që siguroi që vendi të qëndrojë imun ndaj krizes së virusit deri tani, sepse përdorimi i këtij produkti freskues dhe dezinfektues ka qënë gjithmonë një traditë mbizotëruese në këtë vend.

Kolonja, siç ne e njohim, ka qenë e praktikuar në Turqi që në Perandorinë Osmane në kohën e sundimit të Abdulhamitit te II. Edhe pse emri i kolonjës rrjedh nga emri i një qyteti gjerman, Kolonje, përdorimi i saj në kulturën turke ka një kuptim të veçantë. Edhe pse në dukje mund të jetë pjesë e kujdesit personal falë efektit të saj aromatik, ajo zë një vend të rëndesishëm për turqit të cilët e kanë përdorur atë historikisht si element pastrues dhe parandalues të sëmundjeve të shkaktuara nga mikroorganizmat. 

Në praktikë, ajo përdoret duke hedhur disa pika në duar sapo hyn në shtëpi apo restorant apo në fund të një vakti buke. Ajo u serviret klientëve në hyrje të dyqanit dhe veçanërisht në hyrje të berbertoreve. 

Edhe nëpër autobuzë të udhëtimeve të gjata në Turqi, çdo pasagjeri i shërbehen disa pikla kolonje për të freskuar dhe fërkuar duart apo fytyrën. 

Duke patur parasysh popullaritetin e gjerë dhe kërkesën e lartë, mund të jetë pak e vështirë të zgjedhësh mes varieteteve të ndryshme të kolonjës, kështuqë le të shërbejë ky informacion si udhërrëfyes i përdorimit të kolonjës në Turqi.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.