Zainab Chaudry (from left), Zainab Arain and Megan Fair with the Council on American-Islamic Relations stand outside the Supreme Court for a rally against the Trump travel ban before oral arguments.

Nga Mirna Alsharif | CNN

Ka gati 2 miliardë muslimanë në botë dhe numri vazhdon të rritet me shpejtësi. Megjithatë, Islami vazhdon të keqkuptohet nga shumë njerëz, gjë që i ka lënë vendin islamofobisë dhe madje dhunës kundër muslimanëve. Edhe pse islamofobia ekziston shumë përpara 11 shtatorit, mospëlqimi ndaj Islamit dhe muslimanëve u kthye në një armë në shërbim të luftës dhe politikës në botën pas 11 shtatorit , thotë Dalia Mogahed, drejtoreshë e kërkimit në Institutin për Politika Sociale dhe Mirëkuptim (ISPU).

Mogahed dhe të tjerë thonë se islamofobia e pas-11 shtatorit është shfaqur në mënyra të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë miratimin e ndalimit të udhëtimit për muslimanët – një nga politikat amenduara të ish-presidentit Trump; persekutimin e popullit ujgur në Kinë të paktën që nga 2017; dhe vrasjen masive të Rohingave në Mianmar. Njëzet vjet pas 11 shtatorit, injoranca ndaj Islamin dhe “tjetërsimi” i ithtarëve të tij vazhdojnë të nxiten nga tropet (formulime stereopitizuese). Këtu janë dy më të zakonshmet:

Të gjitha gratë muslimane janë të shtypura

Patriarkalizmi dhe shtypja e grave janë çështje që ekzistojnë në të gjitha komunitetet, jo vetëm në ato muslimane.”Kjo është një gjë e zakonshme që ne e kuptojmë dhe kjo tregon për injorancën dhe mungesën e kontekstit rreth Islamit,” tha Zainab Chaudry, zëdhënëse e selisë kombëtare të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR). “Islami u dha grave të drejtat për arsimim, pronësi, trashëgimi dhe divorc.”

“Një nga pikat kryesore që duhet mbajtur parasysh është se kultura shpesh ngatërrohet me fenë,” tha Chaudry. “Islami në fakt i inkurajon gratë që të ruajnë autonominë dhe lirinë e tyre.”Ndërsa interpretimi i fesë mund të rezultojë në shtypjen e grave, ai zakonisht është i rrënjosur edhe në çështje të tjera, tha Mogahed. “Është një problem i egos, fuqisë dhe interesit vetjak dhe ndodh përkundër Islamit, jo për shkak të tij”, tha ajo.

Të gjitha gratë muslimane veshin ose duhet të mbajnë hixhabin për të praktikuar fenë

Hixhabi është një rrobë që mbulon flokët, të cilin disa gra muslimane e veshin për të praktikuar modestinë. “Realiteti është se sipas rezultateve të një sondazhi, rreth gjysma e grave muslimane në SHBA e veshin atë dhe gjysma jo. Është një ndarje e barabartë,” tha Mogahed për gjetjet e ISPU. Ndërsa disa qeveri, si ato të Arabisë Saudite dhe Iranit, e kanë bërë të detyrueshëm hixhabin për gratë në hapësirat publike, vetë Islami ndalon çdo lloj detyrimi.”Duhet të jetë një vendim personal për çdo grua,” tha Chaudry. “Por vetëm kjo (mbulesa) nuk është tregues i saktë i devotshmërisë.”

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.