Gëzohu o Shpirt i lodhur!

I mbërthyer nga prangat e brengave, halleve dhe zymtësisë.

O shpirt i rraskapitur, vyshkur e i copëtuar. I goditur nga cdo anë me ashpërsi e egoizëm, duke mos njohur butësinë dhe mirësinë. Ti shpirt që gërthet zhurmshëm nëpër ndodhitë e jetës dhe ke harruar se si tingëllojnë përshpërimat. I marrë peng nga cytjet dhe veset e vetvetes. Ti shpirt i përhumbur në euforinë e dunjasë .I përmalluar nga pamundësia për tu vecuar me Zotin në oqeanin e dashurisë. Ti shpirt mërgimtari, tashmë mund të kthehesh plot mall në shtëpi. Frymëmarrja do të jetë tesbih, ndërsa gjumi adhurim. Gëzohu o Shpirt im e bëhu gati për udhëtim.

O njerëz, po ju vjen një muaj i madh dhe i bekuar, muaji në të cilin gjendet një natë më e mirë se njëmijë muaj.” (Muhamedi a.s)

Erdhi koha e atij udhëtimi aroma e së cilit mbulon sofrat në terrin e natës e pragun e mbrëmjes. Zërat e përmendjes së Zotit ngrihen në qiej. Qetësia kaplon cdo gjë. Lapsat kërcasin majat duke regjistruar shumëfishe shpërblimesh për mëkatarin lotues. Dyert e qiellit hapen me trokitje lutjesh nga zemrat e zgjuara. Fjala e Zotit lartësohet nëper kore leximesh e këndimesh. Gjithkush zhytet në oqeanin e të vërtetës Hyjnore. Në thellësinë e tij shuhen të gjitha zjarret, fshihen te gjitha brengat. Në breg të tij të prêt vetvetja me të cilën kishe kohë që ishe bërë i huaj. Shpirti dhe mendja takohen në përshpirtje, për të prekur  erën e Lirisë. E lirë duke shijuar ditët e etura e pritjen e ëmbël të pragut të mbrëmjes.

Tek ty Ramazan jeton jeta.  Dashuria e pastër qelibar midis zemrash të bardha vëllazërie. Është ditë kthimi tek e bukura, e paqta, e mira. Shtrëngime duarsh e përqafime të gjera sa oqeanet.

Jeton durimi, skalitja mirësia dhe butësia: “Unë jam agjërueshëm!”. Tek ty Ramazan kthehet Shpresa e mendimi i Mirë. Fjala jote Zot qetëson cdo zemër gjynahqare: O robërit e Mi që e keni mbushur veten plot me mëkate, mos i humbisni shpresat nga mëshira e Allahut, sepse me të vërtetë Allahu i fal të gjitha mëkatet.” Buqeta urimesh e lutjesh mbulojnë dhomën në natën ku vetja harrohet nëpër fjalë të Lartmadhërishmit. Ecim nëpër ëndërra gjurmëve  të të Dashurit të zemrës tonë, nëpër libra e salavate, nëpër dhikr’ e tekbire. Cdo mëngjes dalin ylbere shumëngjyrësh e celin petale trëndafilash plot aromë.

Tek ty Ramazan jeton nata e shumëpritur, nata e bardhë, më e mira se një mijë muaj. Zemra shpreson të shkruhet nga të Shpëtuarit. Tek ty Ramazan shpëndahen dhuratat më të bukura. Sa më shume afrohemi me Ty aq më larg i ikim Zjarrit. Parfumosemi me erën me të dashur për Zotin(më e mirë se misku) për të qenë gati në derën e Xhennetit te zbukuruar në këtë muaj.

Ndërsa dita e fundit e jotja është Festë! Është Ditë Faljesh Gjynahesh!

Robi Yt ka vetëm një lutje:  Mos na privo nga shikimi i Dritës Tënde!Amin

 

 

Brunilda Basha

Brunilda Basha

Autorja është Arkitekte dhe studion doktoraturë në Stamboll, Turqi. Është e specializuar në Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore.
Brunilda Basha

Latest posts by Brunilda Basha (see all)

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.