Pas zgjedhjes së Trumpit, femrat muslimane në Amerikë fillojnë kurs vetmbrojtjeje ndaj dhunës anti-muslimane

0

Mëngjesin e votimeve presidenciale në Amerikë dhe ditët në vijim shumë femra muslimane kanë raportuan se kanë qenë objekt sulmesh të ndryshme islamofobe.

Në Memphis një aktiviste muslimane e quajtur Kalimah Azeez është takuar me disa polic të zonës për të bashkëpunuar në hapjen e një qendre për vetëmbrojtje në xhaminë e lagjies.

Zaineb Abdulla, me origjinë nga Iraku, gjithashtu po organizon kurse të tilla në Chicago. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve shumë gra të zonës e merrnin në telefon për t’u regjistruar në kursin e saj. Zaineb, zëvëndës drejtoreshë e një shoqate për vetëmbrojtje për shurdhë-memecët, tregon se për herë të parë është përballuar me këto lloj sulmesh kur ka qenë 10 vjeçe. Në tren një burrë po e ofendonte për mbulesën në kokën e saj, dhe kur ajo nuk po i përgjigjej ai i pështyu në fytyrë dhe u largua. Kjo ngjarje la gjurmë të forta dhe e motivoi të hapte një qendër për vetëmbrojtje.

Pjesëmarrëset në këto trajnime janë përkatësisht femra muslimane dhe femrat shurdhë-memece. Në këto lloj trajnimesh mësohen mënyra të thjeshta se si t’u shmangësh sulme, si të reagosh ndaj dhunës fizike dhe në të njëjtën kohë si të filmosh ngjarjen pa u kuptuar dhe pa rrezikuar. Gjithashtu në këto trajnime gratë mësohen se si të solidarizohen me femra të tjera të cilat kanë një frikë të përbashkët.

Shumë kritikë kanë kundërshtuar se dhunës nuk mund t’i përgjigjesh me dhunë por duhen edukuar këta njerëz që kanë probleme me urrejtjen dhe abuzimin ndaj atyre që janë ndryshe nga vetja. Ndërkohë Zaineb u është përgjigjur këtyre kritikave përmes një interviste në Huffingtonpost, se ajo nuk u mëson grave të kundërpërgjigjen me dhunë por t’i shmangen asaj. ”Për momentin jemi në një situatë të tillë dhe koha nuk pret. Ndërkohë që ne të merremi me “mendjet e sëmura”, qindra gra po pësojnë dhunë psikologjike apo fizike. Ndërkohë që të tjerë merren me projekte afatgjata për të edukuar personat që kanë probleme me urrejtjen unë po bëj timen me atë që kam mundësi dhe aftësi për një zgjidhje më konkrete dhe aktuale.”

©Muslimania.al

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.