Halima Aden shpreh keqardhje për përfaqësimin e hixhabit në industrinë e modës: ‘Kam humbur kontaktin me vetveten”’

Modelja Arden u shpreh se gjithçka nisi me një qëllim të mirë për të shtuar përfaqësimin e grave muslimane në sektorë të ndryshëm dhe për ta rritur nivelin e këtij përfaqësimi. 

Halima Aden njihet si muslimania e parë me hixhab e cila del në një kopertinën të revistës Vogue. Kjo ndodhi pikërisht me datë 24 nëntor të vitit 2017. Aden e përkujton këtë datë historike me një seri story në instagram duke reflektuar mbi vendimin e saj për t’u tërhequr nga bota e modës.

Në story-t në fjalë ajo shprehet e penduar se si angazhimi i saj në industrinë e modës ka bërë që të humbasë shpirtëroren.Besimi i saj, pohon ajo, ishte më i fortë kur ishte pranë familjes së saj dhe hixhabi i saj ishte “më në rregull” kur ajo ishte e rrethuar nga kultura e saj somaleze.

“Falë Covid-19 dhe shkëputjes nga industria, më në fund e kam kuptuar se ku gabova në rrugëtimin tim personal me hixhab”, thotë ajo në një nga këto story.

“Nuk kemi ne nevojë për ndonjë nga këto marka për të përfaqësuar hixhabin. Në fakt  ata kanë nevojë për ne. Kurrë s’ka qenë e kundërta. Por atëherë isha aq e dëshpëruar për çdo lloj ‘përfaqësimi’ saqë humba kontaktin me atë që isha në vetvete, ”shkruan Aden.

Ish-modelja muslimane në mënyrë të përsëritur falenderon nënën e saj që kurrë nuk hoqi dorë prej saj, edhe pse ajo iu lut vajzës së saj të linte këtë lloj profesioni vite më parë. Ajo gjithashtu falenderoi nënën e saj për përkujtimet dhe këshillat e vazhdueshme se duhet t’i jepte përparësi shpirtërores mbi kënaqësitë e kësaj bote. “Nëse do të vazhdoja në këtë rrugëtim, jam e sigurt se do ta kisha humbur hixhabin tim plotësisht”, shkruan Aden.

“Faleminderit Zot që fal kësaj situate me Covid-19, të ndenjurit në shtëpi, së bashku me mamanë time, më ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin.Nuk kam më asnjë lloj dëshire për t’iu rikthyer modës”përfundon Aden.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.