Nga Megan Wyatt

Për të gjitha motrat e mia që po përpiqen për t’u bërë të suksesshme … nga rrjetet sociale deri tek trajnimet për të ndryshuar botën, si dhe për njerëzit që përpiqen të ndërtojnë një prani më të fortë online, deri tek ata që punojnë në shkallë korporatash – më lejoni ta them këtë me shumë dashuri:

Nëse e ndjen se biznesi, popullariteti apo stafi juaj është në rritje ndërkohë që imani po ulet dhe ti po fillon të bësh kompromis në kurriz të gjërave të cilat më parë të bënin të ndihesh e fortë, atëherë është momenti t’i thuash vetes: “Ki kujdes!”

Njeriu nuk i ndërpret gjërat menjëherë, por përmes një procesi të ngadaltë dhe gradual që të largon nga besimi. Fillon të vonojë namazin përherë e më shpesh për shkak të kohës që u marrin postimet ne rrjetet sociale. Në një fytyrë të bukur, por të thjeshtë, ngadalë-ngadalë mund të dallohen gjurmët e make up-it. Hixhabi fillon të tkurret, vathët fillojnë të shfaqen pak, ajo qafa po fillon të duket dhe disa fije floku po fillojnë të dalin pak si shumë në pah. Pak nga pak fillojnë të shfaqen disa forografi si shumë ngjitur me gjininë tjetër, në të cilat nuhaten shenja të të ndjerit rehat. Pastaj, ti që nuk po konsumon alkolin ne mes të atij barit apo lokalit, por thjesht po shoqëron të tjerët…

Mijëra para që shpenzohen për trajnime të cilat zgjasin me ditë të tëra, por ti nuk mund të gjesh kohë për të ndjekur mësime islame.

Sërish ti që lexon libra se si të “lartësohesh shpirtërisht” më shumë se çdokush tjetër, përveç atyre që i përkasin besimit tënd, komunitetit tw muslimanëve. Pa prit pak! Cilit komunitet? Ti je kaq e shkëputur prej këtij komuniteti, përveç rasteve që të lidhin nëpërmjet facebook dhe lidhjeve të gjakut me familjarët e tu. 

Sa më shumë kohë që kalon mes atyre “njerëzve të dashur dhe me mendje të hapur” atje në botën reale, aq më shumë e ndjen se nuk mund ta durosh komunitetin tënd me mendje të mbyllur dhe paragjykues, pjesë e të cilit je realisht dhe virtualisht.

Tamam siç mund të të tingëllojë ky shkrim…E pafalshme! Si nuk munden njerëzit të të lënë të jetosh e qetë jetën tënde?

Gjithësesi, gjilpëra në kashtë në këtë rast lidhet me faktin e të gjeturit e personave që vërtetë shqetësohen për ahiretin tënd, përkundër atyre që mundohen të të mbështesin me mënyrat nëpërmjet të cilave ata janë ndier mirë me zgjedhjet e bëra prej tyre.

“Vajzë e mbarë, mos i lejo ata të të gjykojnë ty. Ti je shumë mirë kështu siç je.” – mund të të tingëllojë për mrekulli, përveç rasteve kur ky person të bëri të ndihesh më mirë në lidhje me diçka që Krijuesi i botërave të ka ndaluar ta kryesh. E çfarë është një person i vogël përpara Tij?

Jam e vetëdijshme se përgjatë viteve jam përballur me momentet e mia vendimmarrëse dhe e di se sa e brishtë jam si person. Përpiqem fort që të ruaj rrethin tim dhe persona qw zgjedh të shoqërohem si dhe çfarë konsumoj.

Rrijmë gjithë kohën duke u thënë muslimanëve të tjerë”mos më gjykoni” por pastaj konsumojmë me orë të tëra këshilla në Youtube nga njerëzit që japin gjykime për këdo tjetër bazuar në botëkuptimin e tyre rreth asaj çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Njerëzit që ju kujtojnë të mos mëkatoni, janë, në planin afatgjatë, njerëzit që ju nevojiten në jetën tuaj. Të tjerët duhen larguar nga jeta jonë. Duhet ta ndjejmë vazhdimisht nevojën për t’i larguar sa më shumë ata të cilët janë toksik dhe nuk i shërbejnë qëllimeve tona apo nuk na ndihmojnë të arrijmë të bëhemi një njeri më i mirë.

Nuk dua të them t’i fshijmë, apo t’i bllokojmë totalisht nga jeta jonë, por mjafton të kontorllojmë çfarë vjen në news feed-in tonë. Andaj mjafton një unfollow. Ata kanë më së shumti nëvojë për ne prandaj t’i fshijmë dhe t’i bllokojmë do të thotë të tregohemi të pamëshirshëm. Do të thotë mos t’u japim mundësinë atyre të kuptojnë se mund të jetohet një jetë shumë mirë dhe e qetë duke mos u marr me të tjerët. Do të thotë të tregohemi të mëshirshëm me ta.

Por mëshirë nuk do të thotë që të rrezikojmë vetet tona duke u rrethuar me njerëz toksik. Nëse duam të fuqizojmë femrat muslimane nuk mund ta bëjmë këtë duke cunguar zërin tonë për faj të disa njerëzve toksikë të cilët duan të na tërheqin poshtë në humnerat e tyre të zymta. Ne kemi si shembull femrat muslimane para nesh të cilat kanë qenë gra të forta, plot forcë, dinjitet, kurajo, sakrifica, dije, ndershmëri, dhe mbi të gjitha mendjendritura. 

Ne nuk jemi gra që lejojmë të na përdorin si leckë. Ne nuk jemi gra për të cilave u është thënë se për shkak të gjinisë sonë, ne nuk mund t’i qasemi librit tonë të shenjtë. Ne nuk jemi nga një traditë që thotë se gratë janë më pak të vlefshme në sytë e Zotit.

Ne duhet të përpiqemi të jemi më pranë Zotit dhe dijeni mirë se njerëzit e vetëm që do t’ju ndihmojnë të jeni të tilla, janë motrat tuaja në fe që ruajnë një ekuilibër mes frikës dhe shpresës tek Ai si dhe e duan suksesin tuaj në të dyja botët.

Gra që e dinë se ka një Ditë Gjykimi.

Gratë që e ndjejnë kur kaloni kriza dhe duan t’ju ndihmojnë t’ju përgjigjeni çfarëdo pyetjesh kryesore shpirtërore që keni thellë brenda.

Gratë që duan që ju të bëni sa më shumë vepra të mira që të keni mundësi dhe të qëndroni larg sa më shumë veprave të gabuara që mundeni, sepse ata e dinë që së shpejti ne të gjithë kthehemi në varr. Vetëm.

Pasuesit e Youtube dhe ndjekësit e Instagramit nuk do t’ju ndihmojnë. Vazhdo qëndro e fortë në rrjetet sociale, por gjithashtu bëj kujdes! Cfarëdo që të fitosh në këtë jetë në lidhje me suksesin vetëm në këtë botë do të kompromentosh bindjet e tua dhe ky lloj suksesi do të dëmtojë më shumë se çdo gjë tjetër dhe do të kthehet kundra.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.