Për të inkurajuar familjet muslimane praktikante të dërgojnë vajzat e tyre në shkollë, Ministria e Arsimit e Uzbekistanit i lejon vajzat të marrin pjesë në mësimnxënie me shami.

Islami është feja mbizotëruese në Uzbekistan, por qeveria autoritare është laike dhe ka mbajtur kontroll të rreptë mbi besimin në tre dekadat e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

Ministri i Arsimit Sherzod Shermatov tha më 4 shtator se autoritetet “synojnë të lejojnë shamitë kombëtare (tradicionale) dhe turbanë me ngjyra të bardha ose të lehta” në shkolla pas një numër të madh ankesash dërguar nga ana e prindërve”. Ai tha se lëvizja ishte e nevojshme për të siguruar që çdo fëmijë të marrë një arsim laik.

Prototipet e shamive të lejuara të paraqitura nga Shermatov sugjeruan që vajzat e moshës shkollore nuk do të ishin në gjendje të mbulohen totalisht, siç është rasti me hixhabin. Shermatov nuk specifikoi se në cilën kategori moshe do të ndikonin masat..

Në fillim të këtij viti, Uzbekistani ndryshoi ligjin e tij për lirinë e ndërgjegjes dhe besimit, duke i lejuar gratë të mbajnë hixhab në vende publike – megjithëse jo në ndërtesat që strehojnë institucionet shtetërore, siç janë shkollat.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.