Për herë të parë në historinë e Serbisë një parlamentare me hixhab

0

Për herë të parë në historinë e Serbisë zgjidhet një parlamentare me shami për të përfaqësuar qytetarët e Sanxhakut në parlament. Misala Pramenković, teologe me profesion, u zgjodh deputete në parlamentin e Serbisë.

Dr. Misala Pramenković është përfaqësuese e Partisë për Drejtësi dhe Paqe (Stranka Pravde i Pomirenja) dhe do të jetë përfaqësuese e Sanxhakut e dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi. Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, aleanca e kryesuar nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Presidentit Aleksandar Vuçiq fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet parlamentare.

Përmendim këtu se në Parlamentin e Kosovës që prej dy legjislaturave gjenden dy gra të mbuluar anëtare të parlamentit, ndërsa parlamenti në Shqipëri akoma nuk ka pasur në përbërjen e vet ndonjë grua të mbuluar.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.