Nga Arsenta Sulejmani

Shpesh themi se mbingarkesa nuk na jep hapësira për të bërë gjithëçka që duam. Justifikohemi duke nisur nga puna, obligimet familjare e shoqërore. Thellë në vetvete harrojmë se nënvlerësimi gradual i aspekteve të ndryshme të vogla në dukje, na çojnë drejt regreseve të mëdha personale. 
Gjatë gjithë harkut të plotë të ditë natës, gjatë kalimit të javës për të mos thënë muajve e shohim veten në përsëritje të rutinës dhe mbetjen në vend numëro. 
Në 1440 minuta që një ditë na ofron, shohim se mundësitë për t’u zhvilluar janë të pafundme. Ja disa mënyra se si të organizojmë një ditë sa më të frytshme:
 Zgjohu herët, nise ditën me falenderim dhe ushqeu shëndetëshëm
Një mengjes produktiv dhe i suksesshëm gjeneron ditë të fokusuar, produktive e të sukseshme. Në këtë menyrë ti kontrollon ditën, jo dita ty. 
Përqëndrohu në katër aspekte shumë të rëndësishme në aspektin shëndetësor: mendore, shpirtërore, emocionale dhe fizike. 
Një mendje e shëndoshë, kërkon një trup të shëndoshë.
Vendos 3 objektiva që duhet t’i plotësosh deri në fund të ditës. Hapa të voglal, por të sigurta janë afruesit më të shpejtë të suksesit që gjithëkush dëshiron. Organizo ditën duke bërë një plan me gjërat që duhet të bësh. Më e rëndësishme: lexo. Praktiko të bërit minimalisht dy gjëra njëherësh, ndërkohë që përgatitesh dhe degjo një audiolibër, ndërkohë që ushqehesh mund t’i hedhësh një sy programet informative të domosdoshme për të gjithë ne. 
 Ushqehu shëndetëshëm, pi një gotë ujë me limon paraprakisht dhe gjithnjë aktiviteti fizik të ndihmon për të pasur një trup aktiv. 
Mendo çtë bën të ndjehesh mirë. Mendo bekimin më të madh, përqafo të dashurit e tu e përshëndet ato që ke në distancë. Një mik i mirë të jep energjinë e duhur pozitive për një ditë të gjatë me mundësi të pafundme realizimi të objektivave tua. 
Mbi të gjitha, ktheju vetvetes, sepse askush nuk të ofron dhe meriton më shumë vëmendje dhe dashuri se ti mund t’i ofrosh vetes. 
Mund t'ju interesoje edhe artikulli:
Përqendrohu në prioritetet ditore
https://muslimania.al/perqendrohu-ne-prioritetet-ditore/
Një ditë e mbarë starton një natë më parë me gjumë të shëndoshë, gjeneron nga pozitiviteti dhe kurorëzohet nga integrimi. Kush dëshiron energji pozitive, bëj të mundur të realizosh çdo gjë që bën të gjenerojë pozitivitet. Gatuaj, lexo, medito, pusho, pikturo, bashkohu me një grupim filantropik…ka pafundësi burimesh që gjenerojnë pozitivitet. 
Kush dëshiron një plan, krijoje me strategji, realizoje para se të flesh dhe lexoje sapo të zgjohesh. Vendosi në listë dhe në fund të ditës bëj vlerësimin sa ke realizuar. Kujdes, përpiqu t’i përmbahesh me rigorozitet pa i lënë në një moment të dytë. 
Kush dëshiron një fizik të mirë, ushtrohu. 30 minuta ecje e cila dhuron qetësi mendore. Merru me një sport që të motivon, bashkohu grupeve virtuale për qëllim të përbashkët. Koha vrapon me shpejtësinë e erës, edhe ti mundesh ta kapësh ritmin e saj nëse e vendos. 
Kush dëshiron të meditojë, gjej kohë për të lexuar. Një libër i lexuar , një univers i sunduar. E pamundur për t’u ulur me orë të tëra, fragmentoje në mëngjes e para se të flesh, gjatë pushimeve të shkurtra, e udhëtimeve të gjata. 
Kush dëshiron paqe, lutu dhe medito. Largohu nga krijesa e kthehu te Krijuesi. 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.