Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet femra dhe madje ato të jenë me ngjyrën rozë.
Ky propozim ka ardhur pas verifikmeve të cilat “Sheila’s Wheels” ka bërë dhe ku rezulton se janë meshkujt ata që përfshihen më shpesh në aksidente, por nga ana tjetër janë femrat ato që vuajnë më shpesh dëmtime serioze.

Për disa kjo lëvizje mund të konsiderohet si tepër feministe dhe jo e drejtë, por kompania shprehet se ka për qëllim të japi më shumë siguri për femrat që drejtojnë automjete në Angli.
Ndoshta kjo mund t’iu duket diçka gazmore, por në fakt është një propozim konkret i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Angli.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.