Shpesh njerëzit nuk e besojnë se ushtrimet fizike e bëjnë këtë ’mrekulli’, pra të përmirësojë kaq mrekullisht shëndetin e tyre mendor. Shumë terapist pohojnë se në nivel fiziologjik ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht mbi nivelet e neurotrasmetuesve në tru dhe përmirësojnë humorin, gjithashtu rritja e nxehtësisë trupore ka efekte qetësuese. Aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës, lehtëson tensionin në muskuj dhe redukton nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.
Ushtrimet fizike gjithashtu ndikojnë pozitivisht dhe japin edhe përfitime të tjera te individët qofshin ata me ankth apo pa ankth, me depresion apo pa depresion.
-Rrisin besimin në vetvete.
Aktiviteti fizik të jep besim, jep edhe një lloj ndjenje të përmbushjes së qëllimeve dhe sfidave sado të vogla qofshin ato. Ndihesh edhe në formë të mirë përsa i përket pamjes fizike.
-Shpërqendrimi nga problemet dhe mendimet negative.
Gjatë vrapit në natyrë apo lojërave të ndryshme sportive zhvendosen mendimet negative dhe i lihet hapësirë kreativitetit. Ushtrimet fizike mund të shoqërohen edhe nga ndonjë muzikë e preferuar e cila po ashtu ka efekte pozitive.
– Rrisin bashkëveprimin me të tjerët.
Duke qënë se depresioni të çon në vetizolim, ushtrimet fizike në natyrë të japin mundësinë e të përshëndeturit ose edhe të shkëmbyerit e ndonjë buzëqeshje me të tjerë, gjithashtu edhe njohje me miq të rinj.
-Përballimi i suksesshëm.
Duke bërë përpjekje për të përballuar ankthin apo depresionin në mënyrë të shëndetshme dhe jo duke përdorur devijime, si përdorimi i alkoolit apo mbyllja në vetvete është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sigurisht që të bën të ndihesh krenar me veten.

Artikull nga psikologe Juliana Dulla

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.