Nga Arsenta Sulejmani

Për të parë frytet të duhet një cikël minimal 21 ditor. Regjimi i ri, me plotësimin e objektivave është motivi më i mirë për të vazhduar para. Në fund përtej të gjitha këtyre, vlerëso dhe analizo. Shtrojani shpesh këto pyetje vetes dhe motivohu për të vazhduar më fort para: 

– A jam duke e përdorur kohën me mençuri? Kushtoji vëmendje mënyrës së shfrytëzimit të kohës. Koha është thesari që shkon e lë gjurmë pas. Mund ta shfrytëzosh dhe përfton thesar, njëkohësisht ta nënçmosh dhe shkatërrosh. 

– A mund të pranosh gjithëçka ke? Reflekto mbi bekimet, mbroji ato. Prano humbjet, forcohu për to. 

– A po punoj për një perspektivë të shëndetëshme? Ke vetëm 3 muaj kohë. Çfarë do të ndryshosh nga këto që po bën. Fillo realizo!

– A jam i sinqertë me veten? Fasada e dhuruar, idealja e kërkuar, realiteti i dyzuar. Analizo dhe starto, por mos harro shpesh padrejtësinë më të madhe ja bën nefsit/unit! 

– A po zgjohem për të marrë drejtimin e një dite plot dinamikë? Mos ëndërro, por fillo dhe jeto! Të ëndërrosh zgjuar për idealet është humbje kohe dhe shterim energjie. 

– A jam kritike me ditën time? Para se të flesh, vlerëso sa objektiva ke plotësuar. Përmirësohu deri në perfeksionim. 

– A jam duke forcuar marrëdhënjet ndërnjerëzore? Neglizhenca dhe indiferenca janë dëmtuesit më të fuqishëm të shoqërisë. Një mesazh, një telefonatë, një buzëqeshje e vizitë sjellin pozitivitet dhe dashuri. 

– A po kujdesem për fizikun tim? Është vërtetuar se satisfaksioni prej fizikut sjell vëtëbesim të lartë. Mos e bëj për askënd sepse ti nuk je objekt reklamimi, bëje për të qënë e kënaqur me atë që dëshiron dhe meriton. 

– A jam duke nënvlerësuar sot? Nënvlerësimi është gjeneza e mossuksesit. Kjo bën të jetosh mes hendeqeve e të mos shijosh kurrë shkëlqimin e diellit. 

-A po realizoj qëllimet e mija? Arsyeto mbi qëllimin pse jemi krijuar, motovin për të jetuar, objektivin ku keni për të shkuar.

Artikuj te ngjashem:

Për të pasur një ditë sa më produktive
Përqendrohu në prioritetet ditore

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.