Nga Arsenta Sulejmani 

Nuk mund të kemi ditë produktive pa ditur nga të fillojmë. Vendos prioritet në bazë të rëndësisë dhe limitit kohor që duhet t’i përfundosh.

Planifiko para se të veprosh, përqëndrohu ku je dhe ku do të arrish, vendos domosdoshmëritë në plan primar duke parë koston ( kohë-para-burim) dhe përfitimet (shpejtësinë e marrjes së rezultatit).

Fokusohu te një objektiv në një kohë

Vrasësi më i madh i produktivitetit është shpërqëndrimi. Përpuno dhe realizo objektivat sipas hiararkisë, pasi të përfundosh njërin fillo tjetrin. Bëj një gjë në perfeksion jo shumë të lëna në gjys pasi nuk do mundesh kurrë të marrësh frytin e saj. Të bërit shumë gjëra njëhërësh fillimisht të jep energji e vetëbesim por më pas bëhet shtruesi i tyre.

 Bëj pushime të shkurtra

Studime të ndryshme tregojnë se mënyra më e mirë për të finalizuar objektivat është puno 25 minuta për to dhe pusho 5 minuta. Fragmentimi të sjell fokusin, fokusi suksesin dhe rezultatin.

Mund t'ju interesoje edhe artikulli:
Për të pasur një ditë sa më produktive
https://muslimania.al/per-te-pasur-nje-dite-sa-produktive/

Menaxho kohën me efikasitet

Nuk ekziston termi ” nuk kam kohë të lirë”, por ekziston ” mosstrukturimi i kohës”. Bëhu specifik, përgatitu për të arrirë qëllimin, thyej barrierat, fillo udhetimin, ji realist duke reflektuar për të parë ecurinë. Fragmento në boshte kohore të shkurtra për arritjen e majave të larta. Fokusohu, nise ditën me motiv e qëllim, puno progresivisht, mbaj planin me 2 objektiva sot dhe 8 rezervë për nesër por nise njërën prej tyre që sot.

Paralelisht me aspektin personal puno fort për atë profesional. Duaje atë që bën , kujtohu pse e nise dhe ku dëshiron të arrish. Vendos objektiva cilësore jo sasiore duke identifikuar esencën. Organizohu dhe bashkëpuno. Krijo netëork me pasion e qëllim. Mbi të gjitha bëbëhu strategjik.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.