nga Neada Muçaj

Çfarë është e diela për ty?

Për disa njerëz, e diela është një ditë e zakonshme: Zgjohesh. Rutinë e mërzitshme. Shkon në shtrat. Dhe pakuptuar, është e hënë. Gati për të nisur një javë të re.

Për të tjerë, e diela do të thotë të flesh mirë, petulla dhe kafe, ndoshta ndonjë punë shtëpie, telefonon një mik dhe takoheni, ndoshta një darkë me një person special dhe më pas gjumë i thellë para se të shkoni në punë për të nisur ditën.

E mira do të ishte të gjeni një balancë midis këtyre dy rutinave.  Por, më e rëndësishmja, që e diela t’ju duket sa më e bukur të provoni këto pesë gjëra.

1. Sapo të zgjoheni, pyesni veten si ndiheni

Sapo alarmi bie shumë njerëz zgjjohen pupthi ashtu të trullosur si janë nga gjumi. Por prisni një moment dhe pyeteni veten si ndiheni. Jo si mendoni se ndiheni. Si ndihet trupi juaj? Jeni të uritur? Të lodhur? A ju neveojiten edhe disa orë të tjera gjumë? A ju streson ndonjë gjë? Ndiheni energjik? Pse ose pse jo?

Bëjini vetes këto pyetje dhe më pas mendoni për një moment.

Kur e pyesni trupin tuaj si ndihet, ai do t’ju thotë për çfarë ka nevojë. Dhe kjo është mënyra më e mirë për tu kujdesur për veten.

2. Bëni diçka tjetër përpara se të kontrolloni telefonin

Ne të gjithë kemi një zakon të keq impulsiv: të kontrollojmë telefonin sapo hapim sytë. Njësoj siç hapim frigoriferin kur jemi të uritur, ose jo.Kjo është mënyra më e keqe për ta nisur ditën.Përpara se të hapni rrjetet sociale, që po “bërtasin” nga njoftime e shumta, bëni diçka për veten tuaj. Përgatisni një filxhan kafe. Lexoni gazetën. Dilni për vrap. Shkruani. Vizatoni. Çfarëdo që është mirë për ju dhe vetëm ju.Kështu freskoni shpirtin dhe mendjen.

3. Dilni jashtë shtëpisë

Nëse qëndroni në shtëpi gjatë gjithë ditës, e diela do t’ju duket shumë e shkurtër dhe e shëmtuar.

Kur dilni ju largoheni nga energjia familjare e hapësirës ku jetoni dhe e shijoni më shumë ditën.

4. Përgatisni një lëng (smoothie) të gjelbër.

Është e rëndësishme të jeni të shëndetshëm.

Si mund ta përballoni ditën, nëse nuk ndiheni mirë? Ja çfarë mund të bëni për një mëngjes të shëndetshëm:

Në shtrydhëse përzieni gjysmën e një bananeje, lakër jeshile, një pjesë të vogël të gjetheve të spinaqit, një gjysmë filxhan me boronica, një mollë. Shtojini ujë (ose qumësht bajamesh) dhe shijojeni.

Ju do të ndiheni shumë më të fuqishëm se po të kishit ngrënë vetëm petulla me sheqer apo ndonje fetë buke me gjalpë – ose më keq, mos të hanit asgjë.

5. Pastroni

Çfarëdo që është e pa pastër në jetën tuaj, ju duhet ta pastroni.

Kuzhina? Pastroje.

Kompjuteri? Pastroje.

Nuk ka gjë më të mirë se kur gjithçka është aty ku duhet të jetë dhe kjo me të vërtetë ka një ndikim në jetën tuaj. Si dikush që e përçmon absolutisht pastrimin, kam mësuar se procesi i pastrimit nuk zgjat shumë. Veçanërisht kur ju e bëni atë rregullisht. Për më tepër studime të shumta tregojnë se punët e shtëpisë janë një mënyrë efektive për të larguar stresin dhe për të rritur kreativitetin.

Jo më kot dhe Bill Gates e Jeff Bezos, pas darke, gjithmonë janë në kuzhinë duke larë pjatat.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.