Sipas BBC këta janë librat që duhet të lexohen patjetër nga çdo kush pas kthimit nga pushimet. Këto janë disa nga titujt për të festuar mirëseardhjen e vjeshtës:
John le Carré, “Tyneli i Pëllumbit/ The Pigeon Tunnel”
Mjeshtri i letërsisë së trillimit (fiction) këtë herë vjen me një libër të llojit “Histori nga jeta ime”.  Një libër plot ngjarje të mprehta dhe interesante.
Ann Patchett, “Federata/Commonwealth “
Federata është novela e re nga Patchett. Libër i cili në vitin 2001 fitoi çmimin Orange Prize. Në novelën e saj, Patchett, krijon karaktere të pa harrueshme dhe të ndërlikuar në një eksplorim të pasojave të tradhëtisë.
Franz Kafka, “Konundrum” 
Është një përkthim me rimë të një përmbledhje veprash të Kafkës nga Peter Wortsman i cili e hap librin me një parathënie nga ai vetë.
Peter Ho Davies, “The Fortunes/Fatet” 
Një libër ku zbulohet një histori 150-vjeçare të marrëdhënieve Kinë-Amerikë. Davies, në novelën e tij shkruan ndër të tjera edhe për historinë e një shkrimtareje gjysëm kineze që udhëton për në Kinë për të birësuar një foshnje kineze duke menduar se si do ta përgatisë atë t’i përgjigjet pyetjes: “Nga je ti?”
Enrique Vila-Matas, “Vampiri i dashuruar/Vampire in Love” 
Vila-Matas ka publikuar më shumë se 20 novela dhe në vitin 2014 fitoi çmimin Prix Formentor  për punën e tij. Kjo përzgjedhje me 19 tregime tregon edhe për anën e errët të tij dhe të një mendje të çuditshme me tendenca përzierje zhanri.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.