Nga Jeanette Mendoza

Kohët e fundit pashë filmin e animuar “Soul” dhe përveçse kishte një mesazh që të bën të mendohesh gjatë, vura re disa elementë që më duken interesant dhe të rëndësishëm për t’u theksuar:

“Soul”, ka për regjizor Kemp Powers, i pari afro-amerikan që ka drejtuar ndonjëherë një film Pixar, dhe në film portretizon pikërisht këtë komunitet si kurrë më parë.

Kishte dy skena që më tërhoqën vëmendjen, që ndyshe nga filmat e tjerë të kësaj industrie të madhe amerikane, shfaqen dy gra me hixhab: njëra si mjek apo infermiere, dhe tjetra duke ecur mes turmës në rrugë. Ndoshta mund të jenë një paraqitje minimale mbase, por është një detaj që nuk ishte shfaqur në asnjë film Pixar. Akoma më i rëndësishëm është fakti se bëhet fjalë për një grua muslimane si mjeke apo kalimtare në jetën e përditshme pa e detyruar skenën ose duke i sjellur ato si figura ekzotike është një shembull i mirë i punës së prodhuar nga produksioni, duke i bërë fytyrat të dukshme dhe prezente, shumë larg nga stereotipet perëndimore.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.