Në një deklaratë të dhënë nga Policia vendase u shpreh se “Ne e njohim vlerën që sjellin perspektiva dhe përvoja të ndryshme për të na bërë më të mirë në atë që bëjmë.
“Ne kemi nevojë për njerëz me një sërë aftësish, formimesh dhe nivelesh përvoje, diversiteti është thelbësor në mënyrë që të mund t’i shërbejmë efektivisht nevojave të komuniteteve të Zelandës së Re tani edhe në të ardhmen.
“Duke reflektuar komunitetet që u shërbejmë dhe duke vlerësuar mendime të ndryshme, ne synojmë të arrijmë zgjidhjen dhe rezultatet më të mira të problemeve.”
Kjo reformë do t’u lejojë oficerëve muslimane femra mundësinë për të nderuar besimin e tyre. Qeveria e Zelandës së Re po punon fort në promovimin e harmonisë fetare, paqes dhe tolerancës në vend dhe kjo reformë e re është një shembull i punës së bërë në drejtim të zvogëlimit të Islamofobisë.
Sigurimi i mundësive të barabarta pa hequr lirinë për të praktikuar fenë e dikujt shumë të vlerësueshme.
Oficerja Zareena Ali ka bërë provuar disa nga modelet e hixhabeve dhe ka dhënë disa rekomandime para se të firmosej modeli përfundimtar. Ali lindi në Fixhi dhe u zhvendos në Zelandën e Re me familjen e saj kur ishte e vogel.
Ajo tha se ishte krenare që përfaqësonte komunitetin musliman dhe shpresonte të frymëzonte të tjerët të bashkoheshin me policinë dhe të ndihmonin në zgjerimin e demografisë së vijës së frontit.
Ajo u bashkua me Forcën e Policisë pas sulmit terrorist të Christchurch. Donte të ndihmonte bashkësinë e saj muslimane.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.