Politikani maqedonas, Petar Bogojeski, gjithashtu dhe kryetari i Partisë Makedonski Koncept, duket se e pengojnë gratë muslimane dhe veshja e tyre me burka. Në një status në rrjetin social facebook ka bërë këtë deklaratë përçmuese:

Makedonski Koncept promovon zgjidhjen ligjore të ndalimit e burkave dhe radikalizmeve të tjera fetar, me qëllim të evropianizimit të plotë, jo talibanizimit të Maqedonisë! Ne do të luftojmë për të drejta dhe liri të plota dhe dinjitet të çdo gruaje! Republika maqedonase, nëse qeveriset nga MKDKoncepti, do t ‘i ofrojë arsimim tërësisht falas dhe vendbanim universitar çdo gruaje, sidomos atyre që vijnë nga mjedise më të varfra, e që nuk kanë mundësi për arsimim cilësor për fëmijët e tyre

Një grua e edukuar, që vlen për të gjithë botën! Radikalizmi fetar dhe imponimi ndaj besimit, do të jenë të sanksionuara me ligj!

Ju kërkoj të gjithëve besimtarë të lirë, të ndershëm, mendjehapur, të arsyeshëm dhe të vërtetë, muslimane dhe muslimanë, të na bashkoheni në luftën për liri të plotë fetare, pa radikalizëm në Maqedoni!”

Postimin në fjalë e ka shoqëruar me hashtagun: #доаѓазаконот

Direkt pas këtij postimi ka reaguar hoxha shkupjan Llukman Kamberi:

Kujt nuk i pelqen veshja e motrave, grave  dhe nënave tona.. afër e kanë Bulgarinë në anën tjetër serbinë.. sepse ne jemi këtu dem babadem

Per të gjithë ka demokraci, vetem kur vjen puna për muslimanët (mungon)…!

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.