Për ata që nuk e njohin Saman Abbas dhe historinë e saj: Saman, vajza me origjinë Pakistaneze që u zhduk në fshatin Reggio, është një tjetër viktimë e dhunës në familje, e dhunës ndaj gruas nga babai apo vëllezërit. Viktimë e partriakatit dhe feminicidit/vrasjes selektive gjinore. Saman para se të vritej, denoncoi, dhe kaloi muaj në një strukturë të mbrojtur, ajo kishte guximin të rebelohej edhe pse sistemi nuk qe’ në gjendje të kujdesej për të. 

Edhe kjo është një histori si shumë të tjera, pavarësisht nga origjina dhe feja. Kemi të bëjmë  jo vetëm me një vrasje me qëllim, por edhe me dhunë të bazuar në gjini. Ne duhet të kemi guximin të pranojmë se këto lloj sjelljesh nuk justifikohen as në vendet e origjinës, as nga feja, por janë pjellë të kulturës së patriarkatit: martesat e detyruara dhe krimet seksuale dënohen nga kodi penal edhe në vendet e tyre të origjinës. Ne duhet t’i japim fund  njëherë e përgjithmonë kësaj narrative të grave që “duan të bëhen perëndimore” me arrogancë të zakonshme superioriteti sepse në fund të fundit janë thjesht gra që duan të jenë të lira, të cilat pretendojnë të drejtën për të thënë “jo”, e drejtë e garantuar nga vetë feja islame mbi të gjitha.

Sipas Chaimaa Fatihi, avokate praktikante, e shprehur për TV2000, se akoma duhet të punojmë për të zhdukur një sistem patriarkal të bazuar në vizione dhe perspektiva etnike-kulturore dhe fisnore të prapambetura. “Ne duhet të promovojmë gjithnjë e më shumë vetëvendosjen e grave, të lejojmë më shumë autonomi dhe pavarësi për gratë, si dhe të zgjerojmë ndërveprimin kulturor që i lejon ato të shpëtojnë nga të tilla realitete të shtypjes dhe dhunës, përfshirë dhunën psikologjike. Mbi të gjitha, brezat i ri duhet të jetë në gjendje të ndihet i përfaqësuar edhe në botën e medias, si një pjesë integrale e shoqërisë në mënyrë që ato të mund të kuptojnë se ëndrrat e tyre për t’u bërë gra me një jetë të pavarur private dhe profesionale është një realitet dhe jo vetëm ta aspirojnë atë, por edhe ta arrijnë në botën reale. Gjithashtu, edhe burrat duhet të qëndrojnë pranë nesh për t’iu kundërvënë kësaj dhune mashkullore ndaj grave.” theksoi Chaima në prenoncimin e saj për edicionin e lajmeve TG2000.

Ndërsa nënkryetarja e UCOII (Bashkimi i Komuniteteve Islamike Italiane), Nadia Bouzekri u shpreh për Avvenire.it se “Çështja Saman e pakonceptueshme, mjaft me heshtje dhe lëshime. Më duket e pakonceptueshme çfarë ka ndodhur. Një familje nuk mund të vendosë në emër të një vajze që dëshiron ta ndërtojë vetë jetën e saj.

Që në vitin 2013, shoqatat islame në Evropë kanë pas filluar një fushatë sensibilizuese kundër martesave të detyruara. Në Itali u mbajtën disa kurse trajnimi, për shembull kundër synetimit të femrave, në Brescia, Reggio Emilia, Milano. Megjithatë e gjithë kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ndërsa UCOII para disa ditësh propozoi një “fetva” mbi temën e martesave me shkuesi dhe me detyrim. Në opinionin fetar të publikuar më 3 qershor, është shkruar qartë se “martesa është një marrëdhënie themelore e jetës midis dy palëve, burrit dhe gruas, të cilët janë të lidhur me një perspektivë të qëndrueshme dhe që ka si thelb nevojën dhe pranimin e të dy bashkëshortëve. . Një marrëdhënie që, theksohet, mund të bazohet vetëm në pëlqimin e lirë dhe vullnetin e lirë, pa detyrim ose kërcënim.” 

Vendim i qartë të cilin, sipas Nadia Bouzekri, “janë të vlefshme si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Feja nuk mund të shfrytëzohet dhe të ndryshohet sipas dëshirës ”.

Komuniteti i muslimanëve në Itali është multikulturor, dhe në vitet e fundit ne kemi ndërmarrë hapa drejt njohjes së komunitetit tonë, por do të ishte e nevojshme një marrëveshje me shtetin, e cila do të na lejonte të kishim më shumë mjete për të ndërhyrë në raste të tilla si ajo e Saman.

Si mund të arrihet kjo? Po ja, përshembull duke organizuar kurse trainimi në shkolla, duhet të krijohen qendra dëgjimi ku vajzat muslimane mund të raportojnë çdo dhunë dhe të jenë në gjendje të gjejnë veten e tyre. Ne i trajnuar hoxhallarët mbi çështjet e edukimit qytetar dhe qytetarisë dhe asnjëherë, të themi kurrë, nuk hasëm në raste të martesave me detyrim.

Si vajza muslimane, ne shpesh i themi vetes, duhet të jemi më aktivë. Brenda dhe jashtë komuniteteve tona. Në përgjithësi, unë besoj se ekziston një dëshirë për protagonizëm femëror edhe vetë brenda komuniteteve muslimane. Si Ucoii, ne kemi bërë një punë intensive, por jemi një komunitet i ri: ka akoma shumë për të bërë.” u shpreh Nadia.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.