Nga Jonida Vishkurti

Nënë, të lutem kujdesu për fëmijërinë time dhe më trajto me butësi. Çdo gjë që ndodh gjatë kësaj periudhe do të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin tim. E thënë ndryshe, përvojat dhe mësimet e mia të para do të përcaktojnë personalitetin tim si dhe jetën time prej një të rrituri. Gjithçka që lidhet me fëmijërinë time është shumë më komplekse nga sa të.rriturit mendojnë. Është një periudhë e bukur, po qa sa edhe e vështirë pasi unë jam akoma duke zbuluar botën, mësuar gjëra të reja. Truri im është në zhvillim e sipër dhe kam filluar të përjetoj dhe mësoj mbi emocionet. Gjatë fëmijërisë sime, unë do të mësoj shumë për dashurinë. E gjithë ky zhvillim, natyrisht, do të bazohet në atë që unë shoh dhe kam përpara meje, nga sjelljet e njerëzve që unë kam vendosur të marr si shembuj në jetë. Të gjitha këto modele do të ndikojnë dhe më tej përcaktojnë atë që unë do të jem në të ardhmen, sjelljen time prej një të rrituri. Mënyra sesi ti më trajton gjatë kësaj faze të jetës është kritike pasi do të ndikojë në pjesën tjetër të jetës sime. Unë jam një diamant i palëmuar dhe që duhet të lërmohet në atë mënyrë që bukuria ime e vërtetë të jetë tej e dukshme. Kini kujdes, ju lutem me fëmijërinë time dhe për çdo veprim e reflektim tuaj pasi ndikon e pasqyrohet direkt tek unë. Nënë, të lutem kujdesu për fëmijërinë time. Mos harro se herët a vonë temperamenti im do të jetë një reflektim i asaj që ti më ke mësuar. Jeto ashtu siç mëson. Më mëso me vepa dhe fjalë dhe mos ki frikë se bëj gabime sepse ne mësojmë prej gabimeve tona. Mos harroni se pas çdo fëmije të mirëedukuar dhe më sjellin shembullore qëndrojnë prindër të përkushtuar dhe të devotshëm për detyrën prindërore. Të qenurit prindër do të thotë të marrësh mbi shpatulla përgjegjësinë për të qenë një shembull i mirë, model për fëmijët e tu, të kesh një rol aktiv dhe shembullor para tyre. Ju lutem mendojeni dy herë para se të gënjeni, të bërtisni ose të shfaqni sjellje mosrespektuese. Një fëmijë që sheh një të rritur që sillet në këtë mënyrë, do të rritet dhe do të ketë probleme të thella emocionale. Ai njeri përzien frikën me respektin dhe beson se këto koncepte janë të njëjta. Asnjëherë mos e justifikoni bërtitjen ose agresionin duke thënë se është për të mirën e fëmijës, sepse fëmija atëherë do të mendojë se dhuna fizike ose verbale është një mjet i ligjshëm për zgjidhjen e konflikteve. Fëmijëria ime është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është pikërisht gjatë kësaj kohe kur personaliteti im formësohet. Është koha kur unë formësoj vlerat dhe parimet e mia, sikurse marr dobësitë e vogla të qenësishme që flejnë brenda secilit prej nesh. Fëmijëria ime është një thesar i bukur. Mami, të lutem ki kujdes me fëmijërinë time sepse është një thesar i bukur për mua. Fëmijëria i jep një të rrituri aftësinë për të udhëtuar përsëri në kohë. Është një dhuratë që ju lejon të shihni jetën përgjithmonë përmes syve të pafajshëm të fëmijës. Është një mënyrë ku ju mund të shihni edhe një herë sa e thjeshtë është gjithçka rreth jush dhe të jeni në gjendje të ndjeheni të lumtur me atë që keni. Kujtimet e fëmijërisë lejojnë që edhe një herë të ndjehen fluturat në stomak si dhe të duam të mësojmë gjëra të reja. Këto kujtime eliminojnë hidhërimin që ne ndiejmë. Transparenca dhe inteligjenca emocionale e fëmijëve kanë aftësinë të shërojnë plagët e një të rrituri dhe të harrojnë të gjitha problemet e vogla që shfaqen në jetën e të rriturve.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.