Humbjet e njerëzve të dashur lënë gjurmë në jetë. Ndjenjat e hidhërimit dhe pikëllimit, shpesh edhe ajo e zemërimit na shoqërojnë pothuaj të gjithëve. Është e rëndësishme që ky proces i të ndjerit dhimbjen të kalojë ashtu si personi e ndjen dhe jo ta represojë në mënyrë që ta fshehë atë.

Përjetimi i dhimbjes është përgjigja më normale dhe natyrale me të cilën personi reagon ndaj ngjarjes që i ka ndodhur. Individët janë të ndryshëm e po ashtu edhe humbjet i përjetojnë në mënyrë individuale.

Përjetimi i humbjes ka një rëndësi të madhe përsa i përket shërimit shpirtëror dhe psikologjik gjatë kalimit të zisë. Vjen një moment kur pikëllimi është tepër prezent në jetën e individit dhe ai fillon të ndjej zemërim, frikë, gjithashtu dhe ndjenja faji.

Ky është një moment i cili nuk duhet anashkaluar, përkundrazi është momenti kur duhet të flisni me psikologun. Me ndihmën e tij procesi i zisë bën të kalohet në mënyrë më të shëndetshme.

Procesi i zisë kalon në disa faza.

-Faza e mohimit – Në këtë fazë personi nuk e pranon humbjen, e represon dhimbjen në vend që të qaj dhe kështu nuk i jep vetes mundësinë të shprehet, gjë e cila e përkeqëson gjendjen e tij.

-Faza e zemërimit – Shpesh për humbjen e personit të dashur njërëzit shfaqin ndjenjën e zemërimit kundrejt dikujt tjetër si përshembull-mjekut, Zotit ose edhe kundrejt personit që ka vdekur në rast se është vetvrarë.

-Faza e pendimit – Çfarë mund të kisha bërë unë për atë person , çfarë bëra unë për ta parandaluar vdekjen e tij, ndjenjat e fajit nëse kanë bërë aq sa duhet etj.

 Faza e pranimit- ose e kundërta e depresionit- Në këtë fazë, njeriu që e ka pranuar tashmë realitetin fillon dhe shkarkohet emocionalisht pra, e ka kuptuar që është një ngjarje e pakthyeshme dhe dalëngadalë fillon të kërkojë hapësira të reja. E kundërta ndodh me personat që ende se kanë pranuar humbjen. Ata bëhen obsesiv duke folur vetëm rreth humbjes, qajnë shumë shpesh për personin e humbur, kanë pagjumësi, ankth dhe ndihen bosh e gjithçka u duket e pakuptimtë.

Për sa i përket trajtimit të procesit të zisë kanë treguar efikasitet të mirë terapia konjitiv- biheviorale dhe ajo psikodinamike.

Shkruan: Juliana DULLA, Psikologe keshillimi

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.