Organizata Be Yound po vazhdon të realizoj projekin “Të gatshëm ndaj sfidave” me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit me ligjërata e aktivitete të ndryshme.

Projekti në fjalë  po rezulton me interesim mjaft të lartë, thonë në organizatën Be Yond.E gjatë ditës së djeshme zhvilluan punëtori me nxënësit e shkollës fillore”Naim Frashëri” në Bujanoc.

Me këtë rast Bjodina Shala,psikologe njëra nga liëgjërueset e punëtorive në një intervistë për Lugina Press, ndër të tjera tha se gjatë   aktiviteteve që po bëjmë shoh nënës të cilët nuk ngurrojnë të diskutojnë rreth anës së tyre emocionale, shohë nxënës me plotë energji ndaj është kënaqsi të punosh me ta. ” Nga ligjëratat vetëdijësuese rreth tematikave të ndryshme, gjithnjë të përcjellura me aktivitete përkatëse por çdo herë me qëllim edukues, nxënësit po tregohen vërtetë bashkëpunues”, është shprehur psikologe Bjondina Shala. Ndërkohë ajo bënë të ditur se të gjitha këto ligjërata dhe punëtori që i kemi pasur kanë ndikuar për të mirë tek nxënësit. ”

Qysh në vitet e para të jetës neve i mësojmë fëmijëve si të ecin, të flasin gjithë pjesën tjetër të jetës ne u themi atyre të heshtin dhe të rrinë ulur dhe qetë, e kjo nuk nënkupton gjë tjeter pos t’i shkatërrosh atij botën para syve.” “Shohë nxënës të frustruar, të padurueshem, por gjitha këto filluan të bien posht çuditërisht dhe ndryshimi në sjelljet e tyre shihej nga aktiviteti në aktivitet” tha mes tjerash Bjondina Shala.

Ndërkaq duke folur për realizimin e projektit tha se kësaj here kishim qëllimin që fëmijëve t’u japim radhën për të qenë në podium dhe në qendër të vëmendjes dhe me këtë rast panë se nxënësit aspak nuk ngurruan të jenë në këtë rrol.

“Ndryshe nga pjesa e parë e projektit, kësaj here kishim për qëllim t’u japim fëmijëve radhën për të qenë në podium, në qendër të vëmendjes, dhe i pamë ata aspak ngurrues në këtë rol, çka na dha një shtyse të madhe. Ishim të përqëndruar në pjesën implementuese të projektit, dhe  fokusi ishte në pjesën si dhe cfare fëmijët mund të përdorin për të mbajtur nën kontroll ndjenjat dhe sjelljet e tyre.  Përveç kësaj, fëmijet nuk ngurrojnë të shprehin dhe të diskutojmë rreth anës së tyre emocionale dhe të ndajnë me ne glimse nga eksperiencat e tyre.  Gjatë gjithë aktiviteteve shohim fëmijë me energji plot, që s’dinë të lodhen e të thonë  jo kur atyre u ofrohen vërtete ato cka ua përmbushin atyre nevojat e kahmotshme, qoftë edhe aktivitetet apo ligjëratat edukuese, si dhe teknikat relaksuese(teknika e frymëmarrjes, e tkurrjes, dhe e prekjes), ” theksoi ajo.

Ndërkohë  shpreh kënaqësinë e saj se duke thënë se  ajo çka po bëjnë është e mirseardhur tek fëmijët.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.