Australia publikon pullë postare, të realizuar nga artisti Robert Elliott, në shenjë nderimi të kontributit të madh të mjekëve dhe teknikëve medicinal në luftën e tyre kundër COVID 19 dhe në rend të parë vërehet një mjeke muslimane me hixhab. Në pullat e tjera mund të vërehen përfaqësim i barabartë meshkuj/femra; njerëz me ngjyrë të nacionaliteteve të ndryshme dhe nga sektorë të ndryshëm.