Punëdhënësit mund ta ndalojnë Hixhabin- thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë.

0

Gjykata e Drejtësisë vendosi sot, më 14 Mars 2017, se ndalimi i simboleve politike, filozofike ose fetare në vendin e punës nuk konsiderohet diskriminim.Sipas Gjykatës së Lartë të Bashkimit Europian, punëdhënësit kanë të drejtë të ndalojnë stafin nga veshja e simboleve të dukshme fetare, një vendim ky për të cilin muslimanët thonë se është një sulm direkt ndaj grave që veshin hixhabin në punë.

Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) ka thënë se nuk përbën “diskriminim të drejtpërdrejtë”, nëse një firmë ka një rregull të brendshëm që ndalon mbajtjen e “ndonjë shenje politike, filozofike ose fetare”.

Gjykata bazoi vendimin në dy rastet e grave në Francë dhe Belgjikë, të cilat ishin larguar nga detyra pasi kishin refuzuar të hiqnin hixhabin, shaminë e cila për femrat muslimane është pjesë e fesë së saj. Kritikët e shohin këtë vendim një mënyrë për të shënjestruar Muslimanët.

Warda El Kaddouri nga Brukseli tha për Al-Jazeera se “Një ndalim mbi simbolet fetare dhe politike tingëllon si një ndalim tërthorazi i hixhabit. Nuk mund të mendoj për asnje simbol tjetër fetar i cili do ndikojë jetën e mijërave njerëzve në Europë. Duke lejuar që gratë e mbuluara duhet të heqin mbulesën e tyre, ju po thoni se fuqizimi i gruas të jetë nën kontrollin e trupit të tyre, dhe mundësia për të marrë vendime individuale është e rezervuar vetëm për gratë e bardha.”

Kim Lecoyer, tha për Al Jazeera se vendimi legjitimon diskriminimin në bazë të fesë. Gjykata mundej dhe duhej të gjente një mundësi për të ndaluar diskriminimin e shumëfishtë me të cilat përballen gratë myslimane si dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

 

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.