Cfarë ka ndryshuar dhe cfarë ka mbetur e pa prekur për punonjëset e sotme? Për këtë temë flet Anna Bellavitis, profesoreshë e Historisë Moderne në universitetin Rouen Normandie.

“Gara mes burrave dhe grave sa i takon punës është një konstante dhe vetëm gratë humbasin gjithnjë sepse institucionet, të cilat në Europën moderne ishin korporata, janē mbi të gjitha maskiliste.” Kështu shpjegon profesoresha Anna Bellavitis se cfarë nuk ka ndryshuar as sot sa i takon punës së grave. “Një tjetër aspekt që ka mbetur i njëjtë edhe sot është se pagat e grave janë më të ulëta se të burrave.” Studimi i saj ka marrë parasysh punësimin e grave në Europën moderne dhe bazohet mbi një bibliografi të gjerë ndërkombëtare dhe mbi kërkime të shumë arkivave. Ky studim fokusohet mbi një zonë të gjerë gjeografikisht që përfshin vendet nga Italia deri në Skandinavi dhe nga Spanja deri në Poloni. Për sa i përket sektorëve në të cilët janë vërejtur përmirsime Bellavitis thekson: ” Edhe pse ekziston akoma ajo shtresa e kristaltë e punëve të monopolizuara nga burrat, objektivisht hyrja e grave në punë me përgjegjshmëri të lartë është rritur dukshëm dhe mbi të gjitha janë bërë hapa përpara në rritjen e numrit të vajzave që studiojnë. Në Europën moderne gratë nuk mund të studionin në universitete apo të bëheshin pjesë e intelektualeve akademike. Në shtetin italian mund të jetë bërë ndonjë përjashtim, si psh. nē ndonjë rast disa gra janë ftuar për të dhënë leksione, si nē rastin e universitetit tē Bologna-s. Sigurisht që ishin raste të rralla dhe bëhej fjalë për bija ose bashkëshorte të profesorëve të universiteteve, megjithatë në pjesën tjetër të Europës nuk ndodhte as kjo dhe gratë mungonin krejtësisht në botën akademike.”  Bellavitis, e cila është njëherazi anëtare e Institut Universitaire de France si dhe bashkëthemeluese e Shoqatës italiane të Historianeve, ka përshkruar gjithashtu punën e artizaneve, tregëtareve, shitëseve, artisteve, gazetareve dhe drejtueseve të industrisë në Europën moderne dhe rolin që kanë ushtruar gratë në evoluimin ekonomik pavarsisht kufizimeve që ligjet apo traditat u kanë imponuar lirisë së tyre të veprimit. 

Tragjedia e Clara Immerwahr, kimiste dhe aktiviste e vetëvrarë

Etapat më të rëndësishme të jetës së Clara Immerwahr, që nga studimet në fushën e kimisë, martesa me Fritz Haber e deri tek fundi i saj tragjik.

Gruaja e parë që ka bërë doktoraturën në kimi në shtetin gjerman, aktiviste e paqes gjatë Luftës së Parē Botërore si dhe aktiviste e të drejtave të grave në një shoqëri e cila e konsideronte të panevojshme edukimin e femrave, Clara Immerwahr ka qene mbi te gjitha nje shkencetare e apasionuar. Fati i saj i koklavitur dhe nje bashkeshort egocentrik dhe indiferent, nobelisti Fritz Haber, nuk i kane dhene asaj mundesine te shpalosë plotësisht vetveten.

Mund t’ju interesoje edhe

https://muslimania.al/tragjedia-e-clara-immerwahr-kimiste-dhe-aktiviste-e-te-drejtave-te-grave/

Jeta e saj e shkurtër dhe tragjike, e ndërprerë para kohe nga një vetëvrasje e cila nuk mund të kalojë pa u vënë re. Një dēshmi e një epoke jo shumë të largët, në të cilën të jesh grua dhe të ndjekësh lirshëm prirjet e tua është thjeshtë e pamundur.

LEAVE A REPLY

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.